Debati i Hapur në KS, Xhaçka shpalos çështjet kryesore që do diskutohen

15 Qershor 2022, 14:46Sociale TEMA

Debati i Hapur në KS, Xhaçka shpalos çështjet kryesore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dalë me një videomesazh mbi çështjet kryesore që do diskutohen në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit “Mbajtja e premtimeve: Roli i organizatave rajonale në zbatimin e agjendës ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’, përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”.

Ministrja Xhaçka theksoi se ky event shenjues i organizuar nga Presidenca Shqiptare vjen si pjesë e angazhimeve të palës tonë, për të mbrojtur dhe avancuar më tej agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Këshillin e Sigurimit.

Ajo theksoi se kuadri normativ në fushën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ka vazhduar të zhvillohet gjerësisht por nuk zbatohet siç duhet, pasi sfidohet nga barrierat strukturore dhe nga një mentalitet kryesisht mashkullor i politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare.

“Ne besojmë fuqimisht se organizatat rajonale dhe nën-rajonale, mund të luajnë një rol vendimtar në përshpejtimin e kësaj agjende. Gjatë Debatit të Hapur do të përpiqemi: Të identifikojmë mangësitë e vazhdueshme në zbatimin e kuadrit normativ të kësaj agjende; Të ndajmë përvojat dhe idetë më të mira mbi mënyrat se si KS ose organizatat rajonale, mund të mbrojnë dhe avancojnë më tej këtë agjendë; Të mbështesim punën e grave që kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe ta vendosim analizën gjinore në qendër të strategjive tona të parandalimit dhe reagimit”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Debati i Hapur i cili do të zhvillohet më vonë gjatë ditës së sotme, do të drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gueterres dhe në të do të marrë pjesë edhe sekretarja e Përgjithshme e OSBR, Helga Shcmid.

1 Komente

  1. E
    Eh c'na gjeti

    I cpalosi dhe Olta.....Hajd ti palose prape Kshilli i Sigurimit...

    Lini një Përgjigje