Zotohet Veliaj: Tirana do ketë 24 orë ujë në të ardhmen, po punojmë që të ketë edhe presion

15 Qershor 2022, 13:06Sociale TEMA

Zotohet Veliaj: Tirana do ketë 24 orë ujë në të

Bashkia e Tiranës thotë se po bashkëpunon me Bankën Europiane të Investimeve për realizimin e tre projekteve të rëndësishme, mes të cilave zgjatimi i Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit.

Këto projekte të përbashkëta ishin në fokus të bisedës në takimin që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi me kreun e Divizionit të Bankës Europiane të Investimeve, Matteo Rivellini. 

“Në pjesën nga Materniteti i Ri deri në Shkozë është bërë një punë e mrekullueshme. Vetëm rritja e vlerës së pronës nga investimet, nga pastrimi që i ka ndodhur qytetit, nga prishja e ndërtimeve pa leje, nga urbanizimi i zonës dhe sistemimi i skarpatës që shmang përmbytjet te Bregu i Lumit, është e jashtëzakonshme. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe në pjesën nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Është e paimagjinueshme se si kemi pritur 30 vjet dhe se si specializohemi të bllokojmë njëri-tjetrin – njëherë për Astirin, njëherë për Lanën – por, aty do të marrë vlerë e gjithë prona dhe ajo që të veçantë në raportin që kemi me Bankën Europiane të Investimeve, është sistemimi i atyre që kanë ndërtuar pa leje, buzë Lanës, në tokë të bashkisë. Qëllimi ynë nuk është të lëmë njeri pa shtëpi, as të dëbojmë njeri, por projektet do të bëhen. Ne do të kemi një program strehimi social për të gjithë ata që do të akomodohen te pallatet e reja, por nga ana tjetër, të mos pengohet puna e qytetit dhe të mos presim edhe 30 vite të tjera për të zgjatur ‘shtyllën kurrizore’ të qytetit”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai shtoi se zgjatimi i Lanës është i domosdoshëm me një qytet, që rritet me shifra galopante çdo vit. “Aksi i Lanës është zgjatur vetëm nga ana lindore, tani duhet të zgjatet edhe në anën perëndimore, për t’u siguruar që Tirana sot ka shtyllën kurrizore të një qyteti 102 vjeç dhe jo të një qyteti 2 vjeç. Një qytet është i pashëndetshëm nëse nuk zgjaten akset rrugore dhe kur them aks, jo vetëm aksi i Lanës dhe i rrugëve, por edhe kanalizimet, i energjisë elektrike dhe mundësive të tjera të lëvizjes”, tha Veliaj.

Sa i takon projektit për të rritur presionin e ujit në kryeqytet, çka do të siguronte përfundimisht furnizimin me ujë 24 orë në ditë dhe heqjen e pompave dhe të depozitave të ujit në pallate, Veliaj tha: “Po të ishte i lehtë projekti i furnizimit me ujë 24 orë, do ta kishte bërë dikush tjetër para nesh, por fakti që po merr kohën e vet, edhe pse po punojmë 24/7, është sepse ky projekt është i komplikuar për shumë arsye, duke nisur që nga ndërtimet pa leje mbi kolektorë, prandaj i kemi marrë gjërat me radhë. Me Ministrinë e Transportit kemi bërë një linjë të dedikuar nga Bovilla deri në impiantin tonë të përpunimit. Fillimisht, aty e shtuam kapacitetin me 30%, tani do e shtojmë edhe me 20%, për të shkuar me një shtesë totale 50% të kapacitetit të ujit që filtrohet. Por, pyetja që lind është: Ujin e sollëm, e pastruam, si do ta shpërndajmë tani? Që të sigurohemi që uji vjen me të njëjtin presion në të gjitha lagjet e Tiranës dhe në këtë mënyrë të heqim edhe depozitat, edhe pompat, lipset që të kemi rrjetin e presionit. Për këtë po bashkëpunojmë me Bankën Europiane të Investimeve”, kujtoi Veliaj.

Shefi i Divizionit në Bankën Europiane të Investimeve, Matteo Rivellini, u shpreh se bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës do të vijojë edhe me projekte të tjera. “Ne jemi shumë krenarë për partneritetin me qytetin e Tiranës. Ju jeni duke bërë një punë të shkëlqyer për qytetin tuaj, për ta bërë atë edhe më vibrues, dhe uroj që çdokush ta vizitojë sa më shpejt. Ne jemi veçanërisht shumë krenar për projektet që ju sapo përmendët, për banesat sociale, mjedisi, uji. Këto janë projekte që janë në bërthamë të së ardhmes të BEI-t. Ne duam të kemi një shtrirje më efektive me vendet e tjera partnere të Bashkimit Europian dhe projektet që po zbatojmë me ju në Tiranë, në kuadër të zgjerimit gjeografik brenda EIB Global, janë realisht me rëndësi kryesore për ne dhe do të dëshironim t’i vazhdonim ato”, u shpreh Rivellini.

Ndërkaq, projekti i tretë i Bashkisë së Tiranës me Bankën Europiane të Investimeve ka lidhje me banesat sociale, për t’i bërë ballë nevojave të strehimit në qytet, në një kohë kur Tirana rritet me mbi 30 mijë qytetarë në vit.

5 Komente

  1. E
    Elio

    Edhe ky si gjithe ushtaret e Alibabes,premtoj kur kur fitoj si kryetar se do sillte ujin 24 ore ne Tiranë,Nuk me kujtohet sa vite mashtrime kane kaluar!!!!

    1. k
      k

      Ju investoni (me borxhe) vetëm ku mund të vidhni. Shqiperia i vetmi vend ne evropë që nuk ka ujë në kryeqytet. Turp i madh.Por ju nuk turpëroheni.As ata të korruptuarit para jush.

      1. S
        Salih

        Ti je nje mashtrues delirant. Sa vite ke premtuar per uje ne kashar bashke me ate gjylameten dhe keni genjyer?. Gjithe rruga Besim Alla qelbet era fekale dhe njerzit pijne uje pusi...turp....

        1. K
          Klimax

          Është e pa imagjinueshme për një qytetar europian qoftë edhe me banim në një provincë të humbur apo në një ishull të largët dhe pa burime ujore që në vitin 2022 të mendoj se nuk do ketë 24 orë ujë të pijshëm në banesën e tij!!!!!! Ndërsa këta një jetë të tërë, premtime, zotime, do, do, do, ......... dhe asgjë më tepër se një vrimë në ujë.

          1. m
            menohu mir cfar je tu bo lali eri

            anej nga bathorja e astiri -damethon ku jan stacjonu vandalet e shpellareit coj ujin e lanes me pi ,se vallahi dite te veshtira po vijne e duhet me kursy ujin per qytetaret e tirones lol

            Lini një Përgjigje