Mustafa Nano: Rama ta çojë çmimin e karburanteve në nivelin e vendeve fqinje

16 Qershor 2022, 09:39Sociale TEMA

Mustafa Nano: Rama ta çojë çmimin e karburanteve në

Gazetari Mustafa Nano se kishte një numër të pakët protestuesish në protestën që u zhvillua para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera. Ai tha se atje duhet të shkojnë ata mijëra njerëz që e vuajnë këtë situatë.

“Ishin të pakët në numër dhe përgjithësisht marrin pjesë njerëz që kanë shqetësime impersonale. Dua të them nuk kemi parë njerëzit që janë me mijëra dhe po e vuajnë situatën.

Nuk më intereson dimensioni politik që mund të kertë protesta. Njerëzit që po e  vuajnë duhet të bëhen të gjallë, mos t’ua lënë këtë detyrë ca të tjerëve që nuk po e vuajën këtë situatë.

Nuk e kuptoj pse ka kaq pak, situata është dramatike.

Prej kohësh unë ndiej rritjen e çmimeve. Jam te shtresat e mesme dhe e ndiej situatën, përfytyro ato që janë në rrethana mbijetese.

Është situatë e vështirë. Qeveria e ka gati alibinë se sigurishrt ka prekur gjithë Evropën”, tha ai.

Nano tha se qeveria duhet të ndërhyjë fort tek çmimet, por jo me borde. Më tej gazetari tha se ne duhet të kemi të paktën një çmim nafte siç e kanë vendet e rajonit.

“Unë nuk e di konkretisht çfarë përmbajnë paketat, por njoh ndihmën që jepet në situatë normale dhe nuk siguron minimumin social.

Ndihma sociale nuk ta garanton të mbash gjallë frymën dhe paketat i përfytyroj në këto nivele.

Qeveria duhet të ndërhyjë fort jo me Borde, por për të ulur çmimet. Çmimet të mbahen nën kontroll siç bëjnë dhe shtete e tjera.

Cmimi i naftës 258 lekë për litër, në qoftë se në rajon janë më të lira, kjo është një arsye që e bën të pakuptueshëm çmimin këtu.

Qeveria nuk mund të ndërhyjë me bordin e transparencës,, është praktikë komuniste.

Çdo mall që ne marrim përfshihet dhe taksa, kjo varet nga qeveria, dhe tek karburantet. Kete mund ta mbajë në kontroll qeveria.

Karburantet mesa duket janë e ardhura kryesore. Rama ka për detyrë ta cojë çmimin e karburanteve të paktën në nivelin e vendeve fqinje, pavarsisht se ata e kanë nivelin e jetës pak më të lartë se tonin.

E ka pranuar vetë për tu dukur i arsyeshëm. Qeverisë i takon të ndërhyjë tek ajo pjesë e çmimit që ka të bëjë me barrën fiskale dhe përcaktohet nga qeveria, vetëm aty mund të ndërhyjë.

Ne meritojmë që çmimi ynë mos të jetë më i lartë se vendet në rajon.

Edhe sikur të mos ishte autoriteti i Konkurrencës, nuk e kuptoj një bord që synon të përcaktoj ëvlerën e çmimeve në treg.

Bord i Transparencës nuk është e mekanizëm tregu, nuk e kuptoj pse biznesmenët bien dakord”, tha Nano.

Përsa i përket konferencës së antikorrupsionit dhe deklaratave të Kim, Nano tha se pret që korrupsionin ta luftojë sistemi i drejtësisë dhe jo qeveria.

“Këtu ne presim që korrupsion ta luftojë qeveria. Qeveria është enti që prodhon korrupsion, nuk mund ta luftojë qeveria.

Korrupsionin e luftojnë struktura të tjera, që ose janë qeveritare dmth zgjidhen nga qeveria ose nuk janë fare qeveritare siç është sistemi i drejtësisë. Kjo është pjesa. Pres ta luftojë sistemi i drejtësisë”, tha ai.

4 Komente

  1. K
    Katunari

    Po,po, bjeri se i bje mire.A kuptoni se Rama nuk e ul kurre cmimin,se me ata pare prej taksave te rremujshme te naftes po mbahet qeveria,shteti?Tani eshte duke fituar me shume biles,shteti,qeveria.

    1. B
      Bardha

      O bole po cmimi i energjise te ka luajtur ty,apo ha muco pi muco se keshtu thonte sage largu.Rajoni e paguan vec taksen e carbonit dhe te rrugeve.Sherbimi publik imbursohet.Qafe largu e dhjeve rafinerin e Ballshit dhe tani ti karburantin e blen nje dhoje si gjermani e gjermani po te kishte taksen e rruges e te karbonit do te shkonte 5 euro litra.tung katundari malok i Skraparit

      1. M
        Muco Nona prej skrap-ari.

        O mici i nones,flet per naften ne vendet fqinjet dhe nuk jep cmimin e tyre.Po te jap nje shembull:-ora 9.30 ,ssot dt 16 Qershor.Cmimi i naftes ne self service,via Faciolati,padova,itali,2.069 Europe 248.28 leke shqiptaret.Cmimi i benzines 2.049 euro ose 248.55 leke.Jep ti shembujt e vendeve fqinj,por duhet te dish qe Edhe me pare,kur nuk kishte krize cmimi ne Mal te zi,kroaci ,slloveni Ka qene 1.30-1.32 euro,Pra 156 leke shqiptaret,me e ulet se ne shqiperi.

        1. P
          Patosi i Ri.

          Nuk është dakord Edi të marrë mend nga asnjë njeri. Ju shkruani , flisni por nuk dëgjoheni se Ai thotë që e di mirë si bëhet shteti. Shtet koti jemi por Ai ka bindje se o shtet ploti. Ok?

          Lini një Përgjigje