Rama premton të sjellë Formula 1 në Shqipëri

17 Qershor 2022, 20:39Sociale TEMA

Rama premton të sjellë Formula 1 në Shqipëri

Kryeministri i vendit, Edi Rama premtoi se do të sjellë në Shqipëri edhe Formula 1.

I pranishëm në edicionin e panairit të makinave “Automotive Fair Albania”, kryeministri u shpreh ky është një panair i veçantë dhe i pari i këtij lloji në vendin tonë.

"Është një panair i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Gjithashtu gjen hapësirë një industri r cila po rritet dhe ne besojmë duam ta shtyjmë sa më shumë në të ardhmen e afërt në mënyrë që të krijojmë vende pune.

Dua t’i ftoj ata që na ndjekin që të vijnë ta vizitojnë këtë hapësire ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët. Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë. 

Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm. Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës 1, në një pistë me të gjitha standardet", tha ai.

13 Komente

  1. L
    Llazi, shoku i Hajro antikomunistit

    Po sikur e lame per satelitet nje here?

    1. k
      k

      Ky jeton ne një dimension jashtë realitetit. Më duket si Maria Antoneta që kur fshatarët protestonin se nuk kishin bukë,ajo pergjigjej se mund të hanin brioshë. Pensionistët nuk kanë ilaçe ky thotë do blejmë rraketa. Ske faj,se me ata të degraduar të opozitës ti tall bythën me fukarejtë.

    2. O
      Opinion

      Ky as nuk i mban mend më ca thotë.

      1. K
        KK

        Nuk do ishte me mire te sillje ujin njerezve ne shtepi,se tani vetem qynef ju vjen kudo.as per te lare sumen nuk ben.them une,,tani ti e di me mire

        1. B
          BB

          Fluturon gomari fluturon.

          1. B
            BB

            Fluturon gomari fluturon.

            1. N
              NJE DJALE NGA FSHATI!

              une jetoj ne athine por kam shtepi ne fshat ne shqiperi dhe jemi 200 metra nga rruga kryesore durres kapshtice per 30 vjet me rradhe n thone qe do shtrohet me asfalt,por akoma asgje ,tepakten do kemi pisten dhe vazhdojme te ecim ne rrugen me gropa,

              1. Y
                Ydhi

                Po ti cfare do? e pyeti Rama nje qeros te rradha e pare. Lesh zoti komandant - i tha qerosi se per ate vuante. Shkruaj, - tha komandanti -, nje shtepi 2 dhome e guzhine per qerosin. Jo komandant, lesh desha une se shtepine e kam. Opo shtepi te them se per lesh ate keni per ta marre te gjithe tha komandanti me veshtrimin diku larg.

                1. B
                  Baci

                  Ky fluturon me perime si 15-16 vjeçarët, shumica e popullit nuk kanë lekë të nxjerrin muajin, po iknin nga sytë këmbët po shpoullohemi. Fatkeqësi historikisht nuk patëm një udhëheqës idealist.

                  1. M
                    Me pare duhet me nis Anijen n'Hon bre !

                    Heu bre !

                    1. e
                      ervis

                      Komenti me i mire eshte SILLI NJEREZVE UJIN NE SHTEPI se jemi shteti i bidonave....... Lere formula unon.... UJI, UJI, UJI.... 32 vite demokraci dhe njerzit skane uji ne cezma.... Jemi vend unikal UJI JEMI DHE UJI SKEMI.....

                      1. E
                        ERTV

                        Satelitët o shoku komandant rockets man Kim Jong Un. N'a harrove Satelitët (iku qershori) Apo bashkë me gushtin ikën dhe vapa....

                        1. l
                          leshi

                          OPTIMISTI Sipas disa informacioneve te sigurta ne ditete ne vijim pritet te nenshkruhet kontrata per blerjen dhe leshimin ne hapesire te sateliteve . Por edhe uje dhe ndonje meter rruge duhet

                          Lini një Përgjigje