Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada

18 Qershor 2022, 10:35Sociale TEMA

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në

Duke filluar nga data 20 Qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook.


Gjithashtu, nga 27 Qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

Xhaçka shkruan se MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit.

1 Komente

  1. s
    sapa

    Do fillojne vjedhjen nenepunesit e korruptuar hajdute dhe kriminele me pasaporta diplomatike!

    Lini një Përgjigje