Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Tiranë, edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Lajmin e dha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi se Festivali do të mbahet në Prishtinë në 4, 5, 6 e 7 gusht, kurse në Tiranë në 26, 27 dhe 28 gusht.
“Sunny Hill Festival - Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! Shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në 4, 5, 6 e 7 gusht, kurse në Tiranë në 26, 27 dhe 28 gusht. Një super lajm! BASHKË”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Prishtina dhe Tirana do të shijojnë festivalin që do të sjellë Duan Lipën, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë. Po ashtu për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror. Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.
Lini një Përgjigje