Teksa teknologjia është bërë një element i rëndësishëm edhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe përfshirejen e tyre në vendimmarrje, Komiteti Shqiptar i Helsinkit zhvilloi një Konference Kombëtare për e-demokracinë parlamentare, si nje mjet që do të siguronte përfshirjen më të gjerë të qytetarëve edhe permes peticioneve online.
Erida Skendaj, drejtore ekzekutive e KSHH tha se Shqipëria ccalon në pasjen e një legjislacioni të pështatshëm.
“Ka ende shumë punë për të bërë, si për të përmirësuar legjislacionin për t’u përshtatur me teknologjine, por edhe për zbatimin e legjislacionit aktual”- tha Skëndaj.
Sipas konstitucionalistja Aurela Anastasi teknologjia duhet t’u garantuar të drejtën e votës edhe emigrantëve.
“Per nismen ligjvenese të zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit është e rëndësishme të zbatohet neni i parashikuar aty për nënshkrimin elektronik. Dhe kjo kërkon më shumë investim ne inovacion„- tha Anastasi.
Lini një Përgjigje