"Syri i Kaltër" do i jepet Greqisë? Ministria e Turizmit: Ja si qëndron e vërteta

21 Qershor 2022, 16:31Sociale TEMA

"Syri i Kaltër" do i jepet Greqisë? Ministria e Turizmit:

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka reaguar pas lajmeve të fundit se Korfuzi synon të furnizohet me ujë nga burimi i Syrit të Kaltër.


Ministria bën të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm.

REAGIMI 


Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron:
Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut. 

2 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Si nuk kane turp keta gazetar qe japi lajme te rreme. Nuk eshte e vertet qe syri kalter i jepet greqis.

    1. Z
      Zhurme Greqirash asgje me shume

      grekeve do ti japin ujin e haleve te hoteleve Shqiptare dhe gratis madje

      Lini një Përgjigje