Grupi legjendar i rokut “The Animals” vjen në Tiranë, nesër koncerti te Amfiteatri i Liqenit

21 Qershor 2022, 14:33Sociale TEMA

Grupi legjendar i rokut “The Animals” vjen në Tiranë,

Grupi legjendar britanik i rokut, “The Animals”, të njohur në të gjithë botën për hitin “House Of The Raising Sun”, janë në Tiranë dhe do të performojnë nesër në mbrëmje në Amfiteatrin e Tiranës te Parku i Liqenit. Ata u pritën në një takim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u dorëzoi edhe simbolin e qytetit, Kullën e Sahatit.

“Ju falenderoj shumë për kontributin dhe mezi pres të kënaqemi këtë javë në Tiranë. Të mërkurën, në orën 20:00, ne do të jemi te Amfiteatri i Tiranës për të dëgjuar “The Animals”. Besoj se edhe për gjeneratën e prindërve tanë, për të cilët muzika e tyre ishte e ndaluar në regjimin komunist, do të jetë një kënaqësi e jashtëzakonshme”, tha ai.

“Ishte një kohë në Shqipëri kur nëse dëgjoje muzikë britanike, të dëgjoje “The Animals” apo “The Beatles”, shkoje në burg. Sot gjërat kanë ndryshuar. Ne festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ky është një vend i lirë, që mirëpret njerëz nga e gjithë bota dhe këtë vit jemi edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Bateristi i grupit dhe një nga themeluesit e “The Animals”, John Steel, i cili rikthehet në Tiranë pas më shumë se 4 vitesh, premton se koncerti i së mërkurës do të dhurojë mjaft emocione për dashamirësit e rokut në Shqipëri. Ai thekson se Tirana ofron gjallëri dhe do të ketë një të ardhme të shkëlqyer.

Banda britanike “The Animals” ka edhe një yll në Rock and Roll Hall of Fame.

2 Komente

  1. F
    Fiqkari

    La Muti, jepi çelesin e azilit te pleqve.

    1. U
      Uriah Heep

      Atehere ndalohej me degju Rolling stones,Deep purples,Doors etj kurse tani degjojne vetem tallava,kenge sevdaje me oi-oi(une t'kam dash e ti m'ke lene oh Mo's Aman oi) ose rep por Jo ate origjinalin por versionin e bastarduar shqiptar.Shkon ne supermarket,ne lokal dhe kur hyn te kenaqen veshet duke degjuar gjithe hitet e BBF.Pervec kesaj ky nacionalizem I turbofolkut degjohet edhe neper rruge sidomos Tek Blloku ku Range,BMW,Mercedes,Jeep qe I bien rreth e perqark bejne gare kush e Ka volumin me te fuqishem te boxeve te makines sic e citova me pare vetem me tallava.Ca na keni bo kshu me kte muzik leshi na e keni kthy Shqiperine mu si Bangladeshi.S'ngeli katunare pa u bo kengetare mjafton gjoksi shala se pjesen e metun tash e kry pllejbeku.

      Lini një Përgjigje