Shqiptarët marrin nga "sytë këmbët", azilantët vijojnë në nivele të larta: Marsi, 108% më shumë aplikime se në vitin 2021, mbetemi të parët në rajon

21 Qershor 2022, 13:40Sociale TEMA

Shqiptarët marrin nga "sytë këmbët",

Përgjatë marsit të vitit 2022 duket se trendi rënës që solli pandemia për azilkërkuesit po përmbyset. Të dhënat e “Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian” (EUAA), tregojnë se në muajin mars të këtij viti janë regjistruar 984 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, nga ku 801 prej tyre janë aplikime për herë të parë, ndërsa 183 janë aplikime përsëritëse.

Krahasuar me muajin mars të vitit 2021, numri i kërkesave është rritur me 108%, ose në vlerë absolute regjistrohen 511 kërkesa më shumë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Nëse do ta krahasonim me vitin 2020, numri i aplikimeve për azil për marsin e këtij viti ka shënuar rritje me 89.9%. Shifrat tregojnë se kërkesat për azil gjatë marsit paraqiten më të larta edhe se dy muajt paraardhës për këtë vit.

Në janar kanë aplikuar 968 shqiptarë për azil, ndërsa në shkurt kjo shifër ishte 913 kërkesa. Megjithëse muaji mars i këtij viti shënon rritje krahasuar me marsin e dy viteve të kaluara, të dhënat tregojnë se kjo shifër nuk ka mundur të tejkalojë marsin e vitit 2019-të, i cili ka regjistruar gjithsej 2,158 kërkesa. Pra, karahasuar me vitin 2019-të, numri i kërkesave për muajin mars të këtij viti shihet të ketë rënë me 54%.

Mes vendeve të rajonit, Shiqipëria kryeson me numrin më të lartë të kërkesave. Ndiqet nga Serbia me 390 kërkesa të regjistruara dhe Maqedonia e Veriut me 314 kërkesa. Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intel” pas Maqedonisë së Veriut ndjek në renditje Kosova me 228 kërkesa të regjistruara për muajin mars të këtij viti. Dy vendet e rajonit me numrin më të ulët të aplikimeve për azil janë Bosnje Hercegovina me 182 kërkesa dhe Mali i Zi me 32 kërkesa.


Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” bëjnë me dije se lufta në Ukrainë ka shkaktuar nivele historike të migrimit të refugjatëve në Europë. Vendet e Bashkimit Europian, gjatë muajit mars, kanë marrë rreth 82,900 kërkesa. Ky është numri më i madh i regjistruar që nga periudha e viteve 2015-2016, e njohur edhe si kriza e refugjatëve.

Numri i personave që janë larguar nga Ukraina dhe kërkuann mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE arriti kulmin, duke përfshirë 1.6 milionë regjistrime për mbrojtje të përkohshme si dhe 14,000 kërkesa për azil nga ukrainasit deri në fund të marsit. Rusët dhe shtetasit e vendeve të tjera ish-sovjetike gjithashtu paraqitën një numër në rritje të aplikimeve.

 

5 Komente

  1. D
    De

    Qeveria shqiptare nu do qe shqiperia te futet ne BE per faktin e thjeshte sepse ata e dine shume mire qe nuk mbetet kembe njeriu aty.

    1. A
      Ani

      E ku do punojne....kujton se mezi I oresin? Do vijne e do rrine sa te kene leke e do kthehen....kaq eshte

    2. A
      AI

      Cthote mbreti Edi....

      1. d
        daku

        Mbreti ka ata qe i thone sa te bukura jane kostumet e tua o mbret!..I mjaftojne ata. Per te tjeret nuk ia ndjen shume... Le te ikin te gjithe nga mbreteria e tij

      2. 3
        3D

        Keto jane gjepura, gjera qe nuk mund te ndodhin nderkohe qe kryeministri yne eshte i pari ne bote, sepse natyrshem lind pyetja, po ata me kryeminister qe ze vendin e dyte si ja bejne? Per te mos folur pastaj per vendin e trete e me poshte. I bie qe s’do te kishte ngelur kembe njeriu ne shtetet e tjera.

        Lini një Përgjigje