Veliaj te lagjja e re në Kombinat: Këtë vit strehojmë familjet e para; Jo politikë me jetët e humbura, partitë që bllokojnë punët e qytetit degradojnë keq

22 Qershor 2022, 18:28Sociale TEMA

Veliaj te lagjja e re në Kombinat: Këtë vit strehojmë

Ditë pas dite po merr formë lagjja e re “KombinArt”, ku do të strehohen familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i Nëntorit 2019. Pas zhbllokimit të procesit, si pasojë e disa çështjeve gjyqësore, rindërtimi i zonës ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, teksa po ngrihen pallatet e reja me nga 6 dhe 8 kate, po ashtu edhe infrastruktura ndihmëse për 21 mijë banorët e rinj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se procesi i rindërtimit po ecën shpejt, për të kapur kohën e humbur si pasojë e bllokimeve. “Nuk do reshtim asnjë ditë të verës! Do të punojmë për të kapur kohën e humbur. Kur them të kapim kohën e humbur fjala është se, siç ndodhi te Astiri dhe “5 Maji”, edhe këtu në Kombinat patëm mbi 20 gjyqe e bllokime të frymëzuara kryesisht nga parti politike që për vete jetojnë në Lalz, por ama, janë të gatshëm t’i fusin njerëzit në sherre mes tyre, të mbjellin pasiguri, të mbjellin lajme të rreme e të nxisin njerëzit për gjyqe të pafundme. I kemi fituar të gjitha gjyqet! Siç e patë, është liruar i gjithë territori i zonës së Kombinatit dhe kemi filluar me themelet e reja. Në disa pjesë kemi ecur dhe do jemi gati të strehojmë familjet e para që këtë vit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se bonusi i qirasë për familjet e prekura, do të vijojë deri në marrjen e çelësave të banesave të reja. “Ne do ta vazhdojmë ta japim bonusin e qirasë derisa të jenë gati të gjitha apartamentet dhe banorët të marrin çelësat në dorë. Fakti që të gjitha godinat kanë kopshte të brendshme, kënde lojërash, hapësira të gjelbra është një lajm fantastik. Këtu do të kenë një parking nëntokësor, për të garantuar parking për secilin apartament dhe secilën familje, sigurisht pastaj edhe zonën e shërbimit. Do ndërtojmë një komunitet me më shumë cilësi dhe sigurisht, me më shumë siguri”, shtoi ai.

Veliaj u bëri thirrje partive politike të mos luajnë me jetët e njerëzve. Ai nënvizoi se koha ka treguar se ato forca që kanë tentuar të bllokojnë punët e qytetit, jo vetëm nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje, por mandej kanë degraduar. “Jeta e njeriut është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Kur partitë politike, që vetë banojnë në Lalz, u thonë qytetarëve: ‘Rrini, mos lëvizni nga ndërtesat e dëmtuara’, - të cilat siç e pamë, ranë lehtësisht me një të goditur - duan të marrin njerëzit në qafë. U kërkoj të gjitha partive politike, së pari: Asnjë njeri nuk ka fituar vota duke  bllokuar - as këndin e lodrave te Liqeni, as sheshin “Skënderbej”, as Pazarin e Ri, as “5 Majin”. Së dyti, jo vetëm që nuk fiton vota, por përkundrazi, partitë që nxisin këtë urrejtje mes njëri-tjetrit dhe bllokojnë punët publike, degradojnë gjithnjë e më shumë. Këshilla ime është: na lini të punojmë!”, theksoi kreu i Bashkisë.

Veliaj deklaroi se nuk mund të bëhet politikë me jetët e humbura. “Nëse nuk do të ishim vonuar as te “Shqiponja”, as te “Astiri” dhe në shumë prej projekteve tona, Tirana do të ishte bërë lule sot. Është shumë herë më e mirë seç ka qenë, po mund të jetë edhe më e mirë nëse kapim ritmin dhe nuk i vëmë stërkëmbësha e thika pas shpine njëri-tjetrit. Nuk bëhet politikë me jetën e njerëzve, as me mirëqenien e tyre. Duhet të ketë vetëm një politikë: ajo që bashkëpunon me komunitetin dhe bashkinë për të ecur përpara”, nënvizoi kryebashkiaku.

Puna me rindërtimin po vijon edhe në zonat rurale. Veliaj siguroi se brenda këtij viti historia e rindërtimit aty do të mbyllet. “Kemi ecur shumë më mirë në zonat e tjera rurale. Kur ke një fushë të madhe, në pronësi të shtetit, sigurisht puna ecën më shpejt. Kur ke një molepsje të politikës me zaptimin, me pronat, me gjykata, sigurisht që puna ecën më ngadalë. Ne do të përurojmë shumë shpejt shtëpitë e reja në fshatin e ri në Zall-Herr, për të vijuar më pas me Pezën dhe Baldushkun”, shtoi ai.

Kombinati do të jetë një pol i ri në kryeqytet, jo vetëm me banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Të gjitha apartamentet janë bashkëkohore, të gërshetuara sheshe urbane, objekte arsimore, që rrisin cilësinë e jetës në këtë lagje të re.

7 Komente

  1. L
    Luani i Alb-Turizmit

    Pederast, je ne nje kantier ndertimi. Zbato rregullat e sigurimit teknik

    1. A
      Arti

      Mashtrues dhe njekohesht hajdut i veshur me pushtet.

      1. L
        Lymi

        HAJDUT TËRMETESH! Po ti që po "rindërton" lagje e fshatra te paprekura nga tërmeti duke zbrazur fondet për qytetin ku ra tërmeti...ça politike ta quajm? Pusht pa fe e pa lyr! Po pati Zot do ta lash shpejt hakun e durrsakëve....po ishalla të zen tërmeti me sy hap e jo në gjumë që të shofësh realisht tmerrin që pam ne

        1. T
          Taras Bulba

          Luan i Alb …Lymi Tutit, Arti qe te tre jeni cecene ,ti hani bo…t Veliajt ,ju neni te tre edhe ( pedera ) shkoni te shqupi e foltorja te hani ndonje Byrek ,si gjithmone falas per Ju

          1. L
            Lymi

            Un jom durrsak për vete ti karabuçe patronazhistësh... Sjam as malok Tepelene ene as malok Tirone për vete Dhe shpin (si qytetin) e kam akoma të dëmtume nga tërmeti....ta pret menja se e kisha akoma prish po të haja sufllaqe me mish hajdari nga të Rilindjes si puna jote psh?!?!? Harxhojini mes patronazhistësh ato lekët që morët borxh në emër të ne durrsakëve poooo...prisni edhe faturën nji dit

            1. M
              Me emër

              Përderisa përdor fjalën sufllaqe, nuk je veç një nga ata që deri vjet më 25 prill haje byrek me gjizë të thartuar në bodrumet e SHQUP-it......... . Puna është se çdo bësh deri më 25 prill................ 2029....... ha ti ha, më mirë ti se ata.....

            2. T
              Trapajane hesapi

              Erjon,EC prepara.te ishte Saliu me byrektoren ne pushtet,do te ishin njerezit ne cadrà plastmasi,,as ne shtepi me qera te paguaje.Jane shalqinj te provurar se Jane te kalbur.Vjedhje?kush Ka prova ,Jo ne komentet e shtypit,por te SPAK.Qente e byrektores Jane mesuar te hane gjene e vjedhur.Shembull?kompleksi partizani i mbulon te tera.Bravo i qofte,(e them per here te pare per ate njeri),Pra bravo i qofte ish deputetit valteri.Cka ,e coi ne SPAK.Duhet Marre shembull.Nuk leh rrugeve dhe portaleve.

              Lini një Përgjigje