"Alo, o vëlla taksirat jam ai i dyshekëve", telefonata të padëshiruara? Kush shkel ligjin gjobë deri në 20 miliardë lekë

22 Qershor 2022, 16:45Sociale TEMA

"Alo, o vëlla taksirat jam ai i dyshekëve", telefonata

Të gjithë u ka ndodhur të marrin telefonata apo e-maile nga kompani që shesin produkte ose shërbime të caktuara.

“Na bezdisin, 2 herë në jave telefonata. Na shesin dyshekë”, u shpreh një qytetar.

Përveç kohës dhe shpeshtësisë së telefonatave qytetarët janë të shqetësuar dhe për mënyrën sesi këto biznese kanë gjetur numrin e tyre.

Për të shmangur bezdisje të tilla, do të krijohet një regjistër kombëtar, i menaxhuar nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave, ku kushdo regjistron emrin se nuk do të shqetësohet nga kompanitë e marketingut.

“Numër pa pagesë. Kushdo që shkel këtë do të marrë gjoba”, u shpreh Besnik Dervishi, Komisioner për Mbrojtjen e të dhënave.

Regjistri do krijohet me ligj, i cili i është përcjellë deputeteve në kuvend.

Një tjetër ligj që po ndryshohet është dhe ai për mbrojtjen e të dhënave personale, që vendos rregulla më të rrepta dhe për kompanitë private.

“Do vendoset një person i posaçëm që merret me të dhënat në çdo kompani, shtetërore e private”, tha ai më tej.

Ndërkohë gjobat për ata që abuzojnë me të dhënat personale, propozohen të shkojnë deri ne 20 miliard lekë.

Lini një Përgjigje