I bashkohet familjes fëmija i zhdukur në plazhin e Durrësit

23 Qershor 2022, 13:58Sociale TEMA

I bashkohet familjes fëmija i zhdukur në plazhin e Durrësit

Ditën e djeshme, datë 22/6/2022, një fëmijë 4 vjeç i humbur në zonën e plazhit të Durrësit, falë bashkëpunimit dhe ndihmës së ofruar nga Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijë Alo 116 111 dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës i është bashkuar familjes!

Raportimi i bërë pasditen e djeshme nga një pushues në plazhin e Durrësit mbi gjetjen e një fëmijë të humbur vendosi në lëvizje ALO 116 111 dhe Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për kthimin në familje të fëmijës.

Koordinimi në kohë e ALO 116 111, punonjësve të policisë dhe qytetarit raportues bëri të mundur bashkimin e fëmijës me familjen, ku kjo e fundit në të njëjtën kohë kishte bërë një raportim në polici mbi humbjen e fëmijës.

Prindër në këtë sezon pushimesh duhet të tregohemi më të kujdesshëm dhe vigjilent. Referua kësaj po sjellim në vëmendjen tuaj disa këshilla ndihmuese si vijim:

1. Prindër tregohuni të kujdesshëm dhe të vëmëndshëm përgjatë sezonit turistik, frekuentimit të festave publike apo qëndrave të mëdha tregtare bashkë me fëmijët. Mbajini sa më afër fëmijët tuaj!

2. Prindër flisni me fëmijët tuaj rreth sigurisë përpara se të shkoni me pushime përgjatë këtij sezoni turistik, ku mund të vizitoni qendra të ndryshme tregtare ose evenimente të mëdha publike, të cilat frekuentohen nga një numër i lartë njerëzish.

3. Prindër, qëndrat tregtare, sheshet dhe ambjentet publike mbipopullohen nga njerëzit duke shkaktuar konfuzion dhe frikë. Ne rast se ndodh dicka e papritur, ju së bashku me fëmijët duhet të keni një plan për të vepruar. Për fat të keq shumë të rritur dhe fëmijë nuk e dinë se çfarë të bëjnë nëse ata humbasin njëri-tjetrin në një vend publik ose janë duke u ballafaquar me situata të tjera të pasigurta. Kjo është arsyeja që ALO 116 111 sjell këto këshilla se si të veprojmë për të shmangur panikun dhe rreziqet e mundshme.

I bashkohet familjes fëmija i zhdukur në plazhin e Durrësit

Përsa më sipër, në rast se përballeni me situate të ngjashme, telefononi menjëherë ALO 116 111 në numrin pa pagesë 116111. Ne jemi në dispozicionin tuaj 24 orë në 27 të 7-të ditët e javës për për të ofruar ndihmën e nevojshme për ju dhe fëmijët tuaj.

1 Komente

  1. k
    kujtimi

    Te rroje policia e shtetit por sa per alo 116 ... e shoqata te ketij lloji na ka marre lumi me kohe. Keto jane shoqata qe vetem para duan.

    Lini një Përgjigje