
Gjimnazi “Sami Frashëri” është gati për vitin e ri shkollor në shtator. Një shkollë më e madhe se ajo që u dëmtua rëndë nga tërmeti, me një arkitekturë unike dhe me mjedise cilësore për zhvillimin e mësimit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka ndjekur hap pas hapi rindërtimin e shkollës, zhvilloi edhe një inspektim të fundit mbi ecurinë e punimeve, për të cilën tha se është qershia mbi tortë e projektit për ndërtimin e mbi 40 shkollave në Tiranë.
“Do jetë shkolla më e madhe dhe më e bukur në Republikën e Shqipërisë. “Sami Frashëri” u dëmtua nga tërmeti dhe fatkeqësisht u politizua. U them kolegëve të mi në anën tjetër të politikës: Mos vini bast kundër progresit, mos vini bast kundër së ardhmes, sepse është bast i humbur! Kush kacavirret për të bllokuar njëherë këndin e lojërave, pastaj një shkollë, e mandej një shesh, Pazarin, Kalanë e Liqenin, është i destinuar të humbë sepse qyteti është i destinuar të fitojë. Kjo shkollë ka prodhuar gjysmën e qeverisë sonë, por ka prodhuar edhe më shumë se gjysmën e opozitës sonë. Të zihemi për shkolla në vitin 2022, duke bllokuar punët publike, është një stil i vjetër i shëmtuar”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se nuk është aspak e hijshme të bllokohen punët e mira dhe cilësore.
“Të zihemi për shkolla në vitin 2022 është stili që mbajmë mend nga “Samiu” i viteve ‘96-’97-’98. Por, ajo ishte një Shqipëri tjetër, e cila jetonte me krizën e piramidave, që vuante nga izolimi i thellë. Këtë s’mund ta themi në vitin 2022. Vetëm kjo shkollë ka një kontribut të jashtëzakonshëm për emancipimin e vendit, përfshirë të gjithë krahët e politikës. Ndaj, është shumë e rëndësishme të ecim përpara, të sigurohemi që brezi i ri mëson nga gabimet e brezit tonë dhe brezit më përpara, për të mos penguar njëri-tjetrin dhe për të mos penguar progresin e qytetit dhe vendit tonë”, nënvizoi ai.
Kreu i Bashkisë tha se kjo do të jetë shkolla e së ardhmes, me kapacitet të shtuar, e që do i rrisë akoma më tepër vlerën zonës përreth. Veliaj dha lajmin e mirë për maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët do të zhvillojnë ceremoninë e diplomimit në mjediset e e reja të shkollës së transformuar.
“Ne kemi vendosur një standard për shkollat e së ardhmes. Një apartament shitet më shtrenjtë dhe më shpejt kur ka afër diçka të bukur, sidomos kur ajo është shkollë. Lajmi i mirë për të gjithë maturantët që diplomohen këtë vit, të cilët janë brezi i tërmetit dhe i pandemisë, që mësimin e kanë kryer në shkolla të tjera, është se mund ta bëjnë festën e diplomimit te palestra e re gjigante e ‘Sami Frashërit’. Ndërsa, ceremoninë e përurimit do ta kemi në shtator, kur të hapet viti i ri arsimor”, përfundoi Veliaj.
Po pse bo sikur je duke i ndërtu nga xhepi mor pis burrë zdroms,e ke për detyrë t'i bësh o skuth,legen,i pabesë,frikacak
o ARI parp dole ti???Po Saliu nuk e kishte per detyre ti bente apo ai i nxori nga xhepi. Mos u bej trap me zor apo nuk te pelqen. I lumte suma.Veliaj punon te pakten jo si Luli qe vetem tramvajin "na solli" dhe asgje tjeter.
Nqs qun vjedhjen punë jemi dakord vlla... Që të bindesh ti edhe kushdo që është vjedhje e pastër për qëllime elektorale (përveçse personale) po të them vetëm kaq: Durrësi, qyteti ku ra tërmeti nqs të kujtohet, sot e kësaj dite nuk asnjë gjimnaz në këmbë....kurse në Tiranë ky pushti nuk la haur të malësisë të TR pa "rindërtu"... Bjeri lapsit vetë si qysh tek
Shif kur te shemet Samiu tu nigju ket torovellin Arian. Pse o Zot na ke sjelle kaq shume debila rrotull? Te ndertosh, keq, mos ndertosh prape keq… o sumkapuçi Arian, çfare pidhin e satom duhet te beje dikush qe ti te jesh i lumtur sado pak?! Te te qijme motren apo gruan?!
Ne Shqiperi vazhdon stili sovjetik i Enver Hoxhes-cdo gje behet per propagande.
Edhe ketu ne USA nje faqe muri i nje shkolle kur lyhet behet lajm ne tv. Dikush mund ta quaj propagande nje tjeter e quan pasqyriim realiteti.
Mir Po nga tre ambiente per fiskulturen Dhe nji palester Ka mbet vetem palestra Tani te luajn Shah ose pinpong nxenesit Ti i ma men besoj se ke qen vet ne ate shkolle ?
O arjan, o katran. I perket atyre qe parate e kopshte shkollave i futnin ne xhep. Po ata zdromsat e tu a nuk e kishin per detyre, apo detyra e tyre ishte vetem xhepi i tyre dhe i babes. Ik o zhgarravine malesh.
Pergezime,per punen e bere! Zoti Veliaj te lutem shume,shiko dhe linjen e autobuzeve,stacioni trenit - teg. Autobuze te vjeter,pa kondicionere, vijne nj here ne ore,sherbim skandaloz, sikur cojne njerez ne krematorium. Jo te gjithe kane autovetura.
Sic thote ky qe paska prodhuar gjysmen e politiqenerve ne te dy krahet I bie qe Sami Frasheri eshte fatkeqesi kombetare. Paska formuar vetem hajdute. Do kete pasur ndonje lende speciale "si te vjedhim"