
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte edhe në Pezë, ku zhvilloi një takim edhe me socialistët Vaqarrit dhe Ndroqit, ku vuri theksin te investimet e bëra në këtë zonë. Ai përmendi fshatin e ri që po ndërtohet në Pezë, për strehimin e të gjitha familjeve që u prekën nga tërmeti i Nëntorit 2019.
“Fshati i ri në Pezë do të jetë “qershia mbi tortë” pas Vaqarrit dhe Ndroqit. Por, duhet të kuptojmë se vota ka rëndësi dhe nuk është tifozeri. Është e rëndësishme që fëmijët të rriten në një zonë urbane, ku shkollën e kanë afër, po ashtu edhe kopshtin, ku kanë mundësi të mësojnë si kodohet, të ndjekin një kurs muzike apo të merren me sport. Para Ndroqit, hapëm fshatin e ri në Vaqarr, i cili ndodhet vetëm një stacion autobusi nga Kombinati”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se kush voton Partinë Socialiste, voton për njerëz që mendojnë për të ndihmuar dhe jo për njerëz që bllokojnë apo parti ku një herë kandidon burri, një herë gruaja.
“Këto takime janë edhe një mundësi për të komunikuar me njerëzit, për t’u thënë se kur votoni për Partinë Socialiste, nuk votoni për çunin apo gocën e mirë të fshatit, por për njerëz që ndihmojnë njerëz, që provuan se në ditët më të vështira, ishin aty, reaguan, shpëtuan njerëz dhe në ato ditë të vështira ndërtuan këto realitete të reja. Ne jemi duke menduar kë do të ndihmojmë tani, çfarë ngërçi do të zhbllokojmë tani, çfarë situate do të zgjidhim tani. Për partitë e tjera njerëzit nuk kanë kuriozitet se ato një herë i drejton burri, një herë gruaja. Kurse partinë tjetër një herë e drejton një non-grata, një herë non-grata tjetër. Edhe ithtarët e tyre e dinë se janë pa perspektivë, pa të ardhme, nuk kanë vota se nuk i mbështet njeri njerëzit që përçajnë të tjerët, që i dhunojnë të tjerët, që i pengojnë të tjerët. Unë dua që këto zgjedhje të jenë model”, theksoi Veliaj.
Sipas drejtuesit të PS për Qarkun e Tiranës, pyetja që duhët t’i bëjnë vetes njerëzit është: kush të qëndron pranë në ditë të vështira? Përgjigja: Partia Socialiste është gjithmonë aty! Ndryshe nga kundërshtarët, që kujtohen vetëm kur afrojnë zgjedhjet.
“Në Pezë kemi ndërtuar 4 shkolla të reja. Nxënësit nuk kanë më nevojë të udhëtojnë larg dhe të shpenzojnë kohë për të mësuar. Ne si socialistë, në dallim nga të tjerët – që kujtohen vetëm kur vijnë zgjedhjet, për të xhiruar gomat nëpër fshatrat tona – e kemi kokën lart sepse kemi një regjistër të gjërave që kemi bërë. Themi: Ej, këto shkolla nuk i kishim parë kurrë, i kemi bërë ne; edhe këto lagje të reja, me infrastrukturë ultra moderne; edhe lagjen e re Ndroq, ku kemi edhe një vendparkim, edhe një shesh për komunitetin; kemi sjellë edhe një infrastrukturë moderne në Vaqarr, tani po vazhdojmë matanë lagjes; po vazhdojmë me qendrën shëndetësore, por kemi bërë kopshtin e ri dhe po bëhet shkolla e re aty”, përfundoi kreu i Bashkisë së Tiranës.
Ky po që o punëtor i modh! Ky dhe ato që duhet ti bëj si detyra (prandaj o zgjedh). I paraqet sikur çfarë ka bërë. SHPIKJE. Lere që nuk ka fare transparencë. Sa kushtuan. Si u bënë. Kush i bëri. Si u zgjodh Cilat ishin afatet Sa u respektuan ato. Nqs JOO, PSE? Sa na kushtuan extra?? Kush i përfitoi? Si u përzgjodhën? A mbeti ndonjë pa përfituar. Sa për PS. Nuk e di por çfarë e lidh këtë MJAFT-istin, 99-ç me PS përveçse ju duhej një tagër i fortë politik për të zbatuar projektet e vetë. Ende sot nuk ka transparencë, se si ky erdhi, ku o gjeti paret për lëvizjet. Si ka mundësi etj, etj. Kur sot mburet se po ben disa nga detyrat që duhet me ligj... Pa harruar se po bënë dhe shumë lekë...! (Lere ça show bën ky tu ec me biçikletë) Këto do ti sqaroj kush? Duket se si shoqëri jemi shumë të cekët . Thjesht zgjedhim modis dy të këqijave, më të mirën (si fasadë) Dhe nuk shohim që edhe molla që shkëlqen është shumë e kalbur përbrenda. Dhe mbi të gjitha po e paguajmë vetë çdo gjë, dhe po na kushton shumë... Sa për punët e këtij... Nuk më mjafton se beri disa fasada. Por mbi të gjitha premtimet e pambajtura (mos harroni ujin 24h, erdhën zgjedhjet, s'ka asnjë justifikim ose pengesë. Përveçse mashtrim. Mos harroni, Lanën që ky do t'a sistemonte etj, etj.. Mos harroni as betonimin e TR që po i bën akoma dhe më shumë ky 99-ç. Mos harroni parkimet që ky do bënte gjithandej. Thjesht Mos u kenaqni, me pak ( edhe pse në dukje, duket që ka punuar më shumë se paraardhësit) Por thjesht nga ""0" me bisht ka shku tek "2". Shumë larg, sa meriton TR dhe Shqiptarët
Po keto jane gjera qe dihen dhe kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten. Te pakten po ndertohet. Edhe ne po te ishim neper vendet e tyre te njejeten gje do benim. Pse ti mendon se bota eshte e ndershme sic thuhet neper fjalime poshte e lart?? Po Amerika qe bertet me shume nga te gjithe mendon se eshte e ndershme dhe nuk ka korrupsion ne te gjitha nivelet????Korrupsioni ka lindur ne Amerike sa per dijeni dhe nuk do zhduket asnjehere sepse te tilla jane lidhjet dhe personat qe marrin nje tender apo investojne diku apo ndertojne bile edhe lyejne i dine vete "rregullat" pa ja kerkuar njeri. Shkojne dhe ja cojne si dhurate canten me para sepse heren tjeter Ai nuk merr kompanine tende te ndertimit por therret nje kompani tjeter qe i ofron me shume.
Si mër plehrë Peza??? Si mër plehrë Peza??? Po mir që e keni nda mendjen që do e vdisni Durrësin qytetin e dytë ne Republikë po gjynaf për njerëzit nuk ju vjen fare??? Po ça lloj kafshësh jeni më se u bona kaq e skisha pa e nigju kaq zi???? Non e motër në maj të fikut ku ta kesh Veliaj!