Epidemiologu: Koronavirusi s’do të zhduket ndonjëherë, por çdo valë që vjen është më e lehtë

27 Qershor 2022, 10:19Sociale TEMA

Epidemiologu: Koronavirusi s’do të zhduket ndonjëherë, por

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN nga ku foli për rritjen e ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, ku ditët e fundit numri ka shkuar pranë 300 personave aktivë në 24 orë.

Epidemiologu theksoi se koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë, por e rëndësishme është se çdo valë që vjen është më e lehtë, pavarësisht infektimeve që mund të jenë edhe më të larta.

“E para Covid-19 nuk ikën, nuk do të zhduket ndonjëherë. Ajo që ndryshon është përshtatje me të. Kemi një situatë ku kemi një nënvariant të Omicron, i cili në Europë ai po shtohet. Nuk janë shifrat e rasteve pozitive ku duhet ta kemi vëmendjen.

Nën varianti A5 i Omicron është aktualisht aktiv dhe së shpejti do të bëhet dominante. Kjo nuk është diçka e re, pasi kjo valë ka nisur në Afrikën e Jugut, nga ku shihet se shkalla e shtrimeve në spital nuk është rritur. Kemi edhe Portugalinë, ku situata ishte e njëjtë. 

Edhe në Shqipëri presim rritje, por jo që të çojë në situata që kemi pasur në vitet e kaluara. Çdo valë është më e butë, nuk mund të krahasohemi me variantin Delta”, tha Alimehmeti.

Epidemiologu dha lajmin e mirë se Covid do të kthehet në një virozë standarde, por se kur do të ndodhë kjo nuk dha një përgjigje.

“Ne nuk na interesojnë thjesht rastet pozitive sepse do të kthehet te ato virozat standarde, që në mënyrë të vazhdueshme, herë pas here do e rizgjojë imunitetin, do të jesh pozitiv, por nuk do të shkaktojë sëmundje të rëndë, që është më e rëndësishmja. Kur do të ndodhë që Covid do të futet në virozat standarde, për këtë nuk kemi një përgjigje.

2 Komente

  1. A
    Alekua

    Ore do na e hiqni qafe kete loqe. Nuk eshte epidemiolog dhe mashtrimi me profesionin si mjek perben veper penale. Ky eshte nje djale mezi i diplomuar ne mjekesi, megjithese e ema ishte rektore te universiteti mjeksise, qe degjon lajmet e lexon gazetat ne mediat e huaja dhe na i shet per dije te fundit te shkences.

    1. B
      Bujar Kanapari

      Gjeni nje here shkakun, pse u hodhen pacientet nga dritarja duke u vetevrare. Gjeni nje here shkakun, pse nuk u hodh asnje pacient nga dritarja e shtepise se tij, i prekur me COVID, por qe preferoi ta kalonte ne shtepi. Gjeni sa eshte numri i te prekurve me Covid qe nuk u spitalizuan, dhe sa prej tyre vdiqen. Na thoni sa eshte numri i te prekurve me COVID qe u spitalizuan, dhe sa prej tyre vdiqen. Na thoni sa % e te semurve mbi 50 vjec, plotesojne kushtin, ku Dexametazon lejohet te perdoret. Ne rrethin tim familjar, e kemi kaluar dy ose tre here semundjen, disa me lehte e disa rende, ca u mjekuan ne shtepi, e disa nuk u mjekuan fare, disa me semundje tjera si diabeti, disa edhe ne moshe te thyer, e asnjeri nuk vdiq. I bej pyetjen shpesh vetes; po sikur te gjithe ne te ishim shtruar ne spital, a do te kishte vdekur ndonjeri?

      Lini një Përgjigje