Vala e re e Covid-it me dhimbje të forta trupore, paralajmëron Alimehmeti: Fundi i korrikut, kulmi i rasteve me Omicron

27 Qershor 2022, 16:17Sociale TEMA

Vala e re e Covid-it me dhimbje të forta trupore, paralajmëron

Java e dytë e muajit qershor solli një rritje të ndjeshme të infektimeve ditore me covid. Për mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti shkak është nënvarianti i ri Omicrom 5.Sipas tij ky virus ka aftësinë të kapërcejë imunitetin e Covid.


“Aktualisht kemi një variant, një nënvariant i Omicrom që ka siglën AB5, por është dhe BA4, që kanë një kapërcim të mundshëm të ofruar nga omicromi i parë. Ne kemi filluar rritjen e rasteve rreth para dy javësh, dhe po ta shihni çdo 5-6 ditë ka një dyfishim të numrit të rasteve. Por ajo çfarë ka më rëndësi është përqindja e testimeve. Ishim më pak se 5%, shkuam qetë për shumë javë, tani jemi në nivele mbi 30%,” tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti 

Muaji korrik do të jetë edhe kulmi i rritjes së infektimeve me covid. Mjeku thotë se do të ketë rritje të numrit të pacientëve në spital. Lajmi i mirë është që virusi nuk do të shfaq agresivitetin e mëparshëm.

“Sytë duhen mbajtur tek spitalet. Spitalet patjetër do kenë një rritje të numrit. Ndërkohë që ishin 4-5, tani janë 18, dhe është e destinuar për tu rritur. Gjithmonë 10 ditë më pas nga rastet e reja do kesh një reflektim spitalor. Dhe duke qenë se pritet që për dy-tre javë të tjera të kesh rritje rastesh, më pas kjo të kulmojë dhe të filloj të zbresi, do të thotë që korriku do të jetë muaji që do të shohim rritje rastesh pak më shumë seç kemi parë. Por asnjëherë skenat që kemi parë përpara me 500,600 pacientë.”


Omicrom 5 ka një simptomë dalluese nga variantet e tjera. “Është i ngjashëm shumë me Omicromin. Duket se ka një dhimbje shumë të madhe trupore, kockash e me radhë. Është një situatë virale që kalon 3 deri në 5 ditë, për shumicën e njerëzve. Përqindja e atyre që shkojnë drejtë formave më të rënda është shumë më e ulët se më parë.”

Gjatë një periudhë 2 mujore u shënuar dhe rastet më të pakta. Jo më shumë se 10 qytetarë rezultonin pozitive ndërsa në spitale kishte vetëm 2-3 pacientë. Rritja e rasteve ndodhi menjëherë, ndërsa reflektimi i situatës në spital ndodhi 2 javë pas rritjes. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin ndihmë të specializuar 18 pacientë. Për fat të mirë prej më shumë se 2 muajsh në vend nuk është shënuar asnjë rast fataliteti.

“Është i ngjashëm shumë me Omicromin. Duket se ka një dhimbje shumë të madhe trupore, kockash e me radhë. Është një situatë virale që kalon 3 deri në 5 ditë, për shumicën e njerëzve. Përqindja e atyre që shkojnë drejtë formave më të rënda është shumë më e ulët se më parë”, tha Ilir Alimehmeti.

3 Komente

  1. n
    nion

    Te meresh me shkencen mjekesore dhe te jesh perkrahes i zjarte i Sali non grates eshte kulmi i injorances por kur mendon qe ky eshte djali i hajdutes Jera Kruja thua eshte normale se dardha nen dardhe bie....

    Përgjigjjuni
    1. h
      hasani

      Sa i zgjuar ky debili. Ky i di te gjitha, me sa duket ka lidhje me zotin. More doktor po si nuk e mbylle njehe ate goje, sa llapaqen qe qenke. Po ato qe thua ti ne i lexojme cdo dite ne media, cili eshte zbulimi yt more mender shkenctare? Aman more zoterinj te medias mos promovoni pseudo specialiste te cilet mendojne vetem per karrieren e tyre politike, si psh ky qe nga njera ane thote se eshte mjek, nga ana tjeter eshte perkrahes i krimineleve te ketij vendi. Apo nje mender artist (qe ne fakt as artisat e as piktor nuk duket se eshte) i cili pasi me sa duket e perzune nga portokoallia, pasi u mundua te organizonte protesta e te krijonte nje parti, tani na eshte hedhur ne fushen e medias vizive. Po keshtu nje i ashtuquajturi gazetar, pasi zbuloj shqiptaret ne greqi e ne serbi, tani eshte hedhur ne fushen e arkeologjise, duke zbuluar skelete e germadha te vjetra, studime te cilat nuk jane per nje gazetar. Studjus, arkeolog apo cdo lloje profesjoni tjeter nuk fitohet me llafe, por se pari duhet te kesh studjuar per ate fushe e pastaj te mund te flasesh. Nuk jemi ne kohen e para eres se re por ne shek.XXI. Po keshtu na dalin nje avokat, apo edhe nje ekonomist e na flasin vetem per politike duke u perpjekur te fitojne vota, por qe ne fakt i sherbejne vetem percarjes se ketij vendi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aqifi

        Alimehmeti nje funderrrineeee.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje