Shqipëria, vendi i çudirave: 7 mijë pasagjerë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022, të vetmit në Europë që ndërtojmë aeroporte para hekurudhave

30 Qershor 2022, 12:15Sociale TEMA

Shqipëria, vendi i çudirave: 7 mijë pasagjerë me tren dhe

Në mungesë apo në lënien në harresë të hekurudhave, Shqipëria pavarësisht kostove më të larta të transportit ajror duket se ka ecur “para në kohë” me të gjitha vendet e zhvilluara, duke preferuar masivisht për udhëtime ndërkombëtare, atë që është zbuluar më vonë, ndonëse është edhe më i kushtueshmi nga të gjithë: transportin ajror

Nga Aranit Muraçi

Ka një fakt interesant. Shqipëria është vendi i vetëm i Europës që ndërtoi aeroportin e më pas hekurudhat. Kjo për arsyen e prapambetjes së saj historike. Aeroporti kërkonte më pak kohë dhe shpenzime, ndërsa për të ndërtuar hekurudhat u deshën dakada, madje edhe me punë vullnetare.

Fluturimet e para në vendin tonë, në fakt, filluan në vitin 1926, por aeroporti i parë ndërkombëtar i Tiranës iu nënshtrua rikonstruksionit dhe u hap mes viteve 1955-1957. Në atë kohë linjat hekurudhore në Shqipëri thuajse nuk ekzistonin. Por edhe pse hekurudhat u ndërtuan me shumë mund e sakrifica, çuditërisht ato prej vitesh u janë hequr shqiptarëve si një mundësi e mirë dhe e lirë për transportin kombëtar të mallrave apo edhe të qytetarëve.  Sot hekurudhat, plot 30 vite pas rënies së komunizmit, duhet të ishin një mundësi e mirë dhe e lirë për transport ndërkombëtar të mallrave, qytetarëve, apo dhe të turistëve.

Disa projekte për të lidhur hekurudhat tona me ato të vendeve të tjera kanë mbetur në letër, për faktin e thjeshtë se ende nuk është në funksionim hekurudha që lidh Tiranën me Durrësin.

Cili është ai vend tjetër i Europës, që kur i ka pasur, i ka sabotuar linjat hekurudhore ashtu si Shqipëria?

Cili është ai vend tjetër që i sheh ato si një “kosto udhëtimi”, veç Shqipërisë?

Sipas INSTAT, në Maj 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 1.882 pasagjerë. Krahasuar me Maj 2021, ky tregues është rritur me 2,9 herë.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë hekurudhore 7.626 pasagjerë, duke u rritur me 3,4 herë  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në muajin Maj 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 87,0 % të transportit gjithsej.

A nuk tingëllojnë ironike këto shifra?!

Po sipas Instat, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Maj 2022 është 450.796 pasagjerë, duke u rritur me 2,9 herë, krahasuar me Maj 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në pesëmujorin e parë të vitit 2022 është 1.598.066 pasagjerë, duke u rritur me 3,2 herë, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2021.

Duke iu referuar Instat, në Maj 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 65.599 pasagjerë. Krahasuar me Maj. 2021, ky tregues është rritur me 80,2 %. Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 240.873 pasagjerë, duke u rritur me 55,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Një pjesë të mirë të volumit të transportit kombëtar e ndërkombëtar, si për mallra ashtu edhe për qytetarë, kudo në Europë, por edhe në botë, e zë transporti hekurudhor.

Edhe në transportin ndërkombëtar të mallrave shqiptarët duket se përdorin linjat ajrore, pasi ai hekurudhor nuk ekziston.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin Maj 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.618 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 35,1 %, krahasuar me Maj 2021.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Maj 2022 është u ulur me 13,9 %, krahasuar me Maj 2021. Në muajin Maj 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 161,1 ton, duke u ulur me 17,8 %, në krahasim me Maj 2021. Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 817,4 ton, duke u rritur me 1,4 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2021. Në Maj 2022, numri i fluturimeve të kryera është 3.588, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me muajin Maj 2021.

Pra, në mungesë apo në lënien në harresë të hekurudhave, Shqipëria pavarësisht kostove më të larta të transportit ajror duket se ka ecur “para në kohë” me të gjitha vendet e zhvilluara, duke preferuar masivisht për udhëtime ndërkombëtare, atë që është zbuluar më vonë, ndonëse është edhe më i kushtueshmi nga të gjithë: transportin ajror. 

33 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ta them une Aranit, sepse kemi kryeminister nje mesues vizatimi.

    1. x
      xhaferri ( pa simite )

      ja edhe Vito kokeloqja, prape qelloi me shenje

      1. V
        Vito do shpellarin ne kry te shtetit Afagan

        Talibant dun me ardh ne pushtet o mieeeeeeeeet _nigjoni e mbani vesh o mbsuh bulevardi plot me persh

        1. T
          Taulant

          Mos e ngaterro me vizatimin teknik shkollepakun. Deshtim ne cdo aspekt hajdut, pabese i poshter ne kulm.

          1. K
            Kalec Dega

            = Planet e Edrames jane madheshtore.....barr do hane shqypot dhe hekurudha nuk do ndertojne, per inat te armikut.... - Edhe ne Talibistan ka hekurudha pse ne Shqiperi nuk paska,lol!

            1. X
              Xhi Bu

              Jo jo nuk kemi dhe do vazhdojmë dhe ca kohe kështu pasi jemi shtet i varfer , pasurin e këtij populli e shkatrroj dhe e përvetsoj Sali Berisha e Ilir Meta me kompani vidhnin dhe lejonin të vidhet votat e shqiptarëve për interesat i tyre .Edhe sot Meta e ka mendjen të përfitoj nga gjithëçka si ç po përfiton me shpërndarjen e dekoratave ,me aq sa ka në dore duke bërë qoka për të shtuar sopatizantët e tij .Ka dhënë kaq shumë sa po i bie dhe vlera,natyrisht për interes të tij . Mos pritni hekurudha pa sekuestrimin e gjithçkaje të vjedhur pasi SPAK të hetojë por nok duhet të vonoj pa humbur kohe fakte ka sa të duash nëse ska frik nga keto të tërbuar.

              1. P
                PPSH Shampanje

                Rama mire ben qe nuk nderton hekurudha se do vidheshin shinat nga shqiptart, lol

              2. E
                Emigranti i paligjshem

                Prisni edhe pak sa te rregulloje znj balluku linjen hekurudhore me grqine dhe kosoven. Nga viti 2070 do te filloje ndertimi i hekurudhave ne shqiperi. Per momentin shqiptarët vazhdojne te duartrokasin dhe te ushqehen vetem me propaganden e ridhjerjes

                1. L
                  Loni pe betoni

                  aeroportet nuk i ndertojme por na i ndertojne o gazetaret e plepave, Hekurudhes asnje nuk ka dale ta mari me koncesion e ta ndertoje se nuk eshte fitimprurese. Shqiperia nuk nderton gje se eshte me breke neper kembe ketu w 40 vjet

                  1. a
                    arqile

                    Me vjen keq Kakofoni shifrash .Qellimim e ke por nuk je i qarte per 2 shifrat.Duhet te stervitesh si te thuash.Njatneta.

                    1. V
                      Vk

                      Si gjitjmon e kemi kap jeten nga bishti.

                      1. A
                        Arian

                        Për vendet e vogla hekurudhat nuk janë aspak rentabel

                        1. V
                          Vasili

                          Bazohesh ne ndonje studim apo e ke me te degjuar?

                          1. l
                            lol

                            arian irresponsabli mendor.

                          2. B
                            Bureto

                            Shkrim kot! Krahasimi i Europes e më tej me Shqiperine në keto dy fusha eshte irelevant. Shqiperia eshte vend i vogel dhe ka deri më sot afro 460 km h/udhe (dhe ato cope e çike) dhe vetem nje dalje të saj jashte kufirit, ate te Hanit Te Hotit, e cila praktikisht sherben edhe si dalje nderkombetare. Le te mos e konsiderojme gjendjen katastrofike të saj, (teme me vete kjo), po ta zeme se do te ishte në gjendje optimale, njerezit sigurisht qe në raport me të do te preferonin transportin auto, sidomos tani qe dhe rruget jane shkurtuar e permiresuar mjaft, por edhe mjetet jane shtuar po aq, si ato per perdorim vetiak, edhe ato në sherbim te publikut me pagese. Shkurt transporti automobilistik per brenda vendit, per shkak te distancave te shkurtera, eshte me i volitshem, njeherazi dhe ekonomik. Transporti ajror brenda vendit, per vete permasat që ka vendi, asnjehere nuk do te jete atraktiv, perpos qellimeve turistike me çartera, qe mund te perdoren vetem nga parellinjte vendas e te huaj. Nëse aktualisht kemi rritje te udhetimeve ajrore nga Shqiperia dhe per në Shqiperi, nga shqiptare dhe te huaj, kjo nuk eshte shenje per t'u kritikuar, por perkundrazi do duhej te rritej edhe më, kur te ndertohet aeroporti i Akernise dhe ndoshta edhe ai i Sarandes. Aeroportet aty do jene kush të doje le t'i shfrytezoje. A duhen hekurudhat brenda vendit padyshim që po. Ato si infrastrukture jane, vetem se duhen rikonstruktuar drejt modernizmit me qellim rritjen e shpejtesise se trenave dhe po ashtu, mbas kesaj do duhej nje flote lokomotivash dhe vagonash moderne dhe komode, per mallra dhe per udhetare. Më tej do te jene operatoret private (biznesi) se çfare do te zgjedhin, si per brenda ashtu dhe per jashte vendit. Në kete kuader eshte mëse e domosdoshme lidhja hekurudhore me ate maqedonase pjese e korridorit te 8-të, e cila e kthen hekurudhen tone nga nje xhep fundor, ne nje unaze (cirkuit) tranzit, ku me portet tona, dhe ato drejt zgjerimit e modernizmit, me te shtuquajturin transporti multimodal, do te jete padyshim nje atraksion goxha fitimprures si per shtetin (por dhe gjithe shqiptaret në rajonin ballkanik), ashtu dhe per operatoret private te tregetise me shumice, kur dihet qe në kete rast per transporte te gjata, transporti rrugor eshte më i shtrenjte.

                            1. E
                              Eni

                              Ju degjon ju ai mesuesi vizatimit ndaj shkon keshtu ai vend. Po mire o koke lope po Luksemburgu pse ka tren ? Po Zvicra po Belgjika? A e fi ti qe po te kishte tren ne 80 km ne ore sot elektrik me kto cmime nafte te gjithe fo preferonin trenin...vetem ndonje aga si puna jote a ndonje hajdut kontrolli tatimor mbase jo....

                            2. M
                              Mira

                              Shqiperia eshte nje vend malor qe e veshtireson udhetimin me trena dhe lehteson udhetimin me aviona.

                              1. P
                                Poli

                                Karl Gega do briste veten po te degjonte kte patronazhiste....ne Austri hekurudhat jane mbi 1000 m.

                                1. K
                                  Kalec Dega

                                  mira nuk eshte njeri po robot nga zyra e Edroges e mirepritur ne Temen e Meros... te fala edhe nga Lola, titi, nora, sonila,alba,dori, kori, kari lesi, leshi etj...

                              2. T
                                Taulant

                                Nuk ka plan ekonomik ne Shqiperi. Cdo investim ekonomik behet per te vjedhur . 800 fshatra kane mbetur me jo me shume sesa 50 banor. 40 qyteza jane katandisur me jo me shume se 200 banor. Gjitheandej nje shpopullim i permasave pushtuese. Ne 5 vjetet e fundit larguar 240 mije Shqiptar (sipas ISTATIT). pra 10% e popullsise . Fatkeqesisht vendi drejtohet nga nje cope injoranti rrethuar prej injoranteve.

                                1. S
                                  Se nuke kemi sheet as nuke kemi pasur

                                  Se pse ne kurre nuke kemi pasur shtet dhe nuke kemi bën plane veq afate shkurtra se si të vjedhin 4 vite a po 8 vite që jane në pushtet dhe kaqe pastaj mir u pashimi

                                  1. E
                                    Eni

                                    Ndryshe nuk shitet nafta....transporti yne publik nga te fundit ne bote.....nuk kane kohe per pune te medha....u rrofshin bojnat e betoni...me hekurudhe nuk fitohet....

                                    1. v
                                      vlashi

                                      Shqipetaret i kishin hekurdhat por rrumpalla non grata i shiti shinat per skrap o Murac qe i ke syte ne b*the..... Traset dhe urat jane por shinat u vodhen...

                                      1. k
                                        k

                                        Stetti më i prapambetur në Evropë,kur shikohen nga Evropa. Stetti më i ndritur në botë,kur shikohet nha shqipëria.

                                        1. A
                                          Arian

                                          Po kështu do mbetemi gjithmonë nqs rrini vetëm duke sharë e ankuar për vendin tuaj dhe nuk punoni,por të gjithë profesora

                                          1. N
                                            Novruz

                                            Fjale me vend.

                                          2. Z
                                            Zana

                                            Vito siç ke pseudonimin "mashtrues"ashtu po mashtron edhe per kete problem.Dihet nga te gjithe qe hekurudhat se bashku me te gjithe sektoret e tjere te ekonomise u shkaterruan ne vitet 90 çuditerisht si me prejardhje komuniste.Pra çudite jane te shumta ne vendin tone por e keqja eshte dhe kjo mund te quhet prap çudi qe ne harrojme shpeht.

                                            1. V
                                              Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                                              Zana zemer, Vito shoku i Nikos, vellai i nje gazetareje te ekonomise qe shet moral ne media,eshte nje personazh real qe ka mashtruar ke ka takuar per kultivimin e kermillit dhe te buallicave. Mua me pelqen shume nicku qe mbaj sepse i shkon shume dhe kryeministrit tone qe krahas te tjerave eshte dhe LEGEN. Vito eshte kapur me ze e figure nga FIKSI ne mashtrimet e tij, ndersa gazetarja O.L, motra e Nikos, shokut te mashtruesit Vito vazhdon cdo dite na ben moral. LEGENE si Rama.

                                            2. D
                                              Denis

                                              Ndertimi i hekurudhave eshte funksion i tregut jo ndienjave apo emocioneve te Arianitit.

                                              1. T
                                                Turkeyia

                                                LOL po ariani kaq ka....

                                              2. X
                                                Xhaxha plaku

                                                Nje vend me bythen sa te pules qe kerkon te pjelle veze sa te pates. E dini cfare ndodh???!!! TE CAHET BYTHA.

                                                1. D
                                                  Detari

                                                  nuk behen skiptart turk shtet me zor

                                                  1. S
                                                    Semi

                                                    Merzitet Tao Balla se nuk hapen negociatat...e dini ju qe nje kapitull gati gjysmen ja kushton transportit hekurudhor...kur ne skemi hekurudhe...pa hekurudhe ky kapitull nuk hapet ne mos gaboj eshte 11 ta. Po ju e keni mendjen ku te kapni nai lek....tallash jeni....

                                                    Lini një Përgjigje