Konkurrenca heton tregun e fruta-perimeve

29 Korrik 2024, 20:50Sociale TEMA
Konkurrenca heton tregun e fruta-perimeve

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak për tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Sipas njoftimit për mediat, referuar strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para nje sjelljeje antikonkurruese si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve.

Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 1 Janar 2023 deri në 31 Maj 2024. Shpesh çmimet e produkteve bujqësore në tregun vendas kanë qenë tepër të larta, ndërsa shitësit e pakicës fajësonin ata të shumicës.

Gjatë vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës realizoi 15 monitorime dhe kryer 8 procedura hetimore në tregjet me pozitë dominuese/koncensionet, duke arkëtuar në total 46.2 milionë lekë nga procedurat e përqendrimeve dhe gjobat.

7 Komente

  1. S
    Sara

    kompanite celulare po i rrjepi shqiptaret duke i mashtruar perdite e per cdo gje keta merren me fruta-perime

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqarim per saren

      Sara, kompanive celulare ju miratohen cmimet nga AKEP. Infornohu cik Sara. Keta kane nje faj se lejuan qe te shkrihej One me albtelekomin. Po persa i perket cmimeve skane ca bejn fare. Akepi ka ne dore dhe s ben asgje

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fermeret e shkrete

      Bravo, Bjerini atyre qenerve grumbullues se na moren frymen

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jepi Brace

        Po shyqyr a te uruar! Po shyqyr mos ju bjere Bracja kokes tani! Se bracja qan per fermeret diten dhe naten ha e pi me grumbulluesit

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drita itali

          Po ky Erjon Brace pse hesht! Tere vitin ben gam gam per fermeret kurse tani hesht. Eeee erjon erjon. E ke gelltit corben e grumbulluesve dhe ti!

          Përgjigjjuni
          1. e
            e verteta

            E ca do ndryshoje ,vetem trumpetojne qe gjoja punojne se jane bashkepunues ne vjedhjen e qytetareve.Ndoshta edhe nga frika ,i hane mutin Zenit me shoke qe ben ci don k.ri me cmimet dhe me produktet qe ushqen shqiptaret.Me shume fitojne kermat qe i magazinojne dhe i shesin me fitime te majme krahasuar me ata qe shpenzojne dhe lodhen per ti prodhuar.Tani ,edhe me Ballkanin e Shqyer ,fermeret vendas po i hedhin ne kanal produktet e tyre ndersa shqiptaret po hane produktet e pakontrolluara dhe te rrezikshme te Serbise.Pra kjo eshte thjesht nje loje per te thene qe ai koqja i Autoritetit u vu ne levizje pasi mori kritika nga Erjon Brace.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisti i lumtur me 3 sufllaqe në ditë

              Grupet armiqësore kundër partisë po ulin imazhin e arritjes së madhe ekonomike që kemi nën udhëheqjen e liderit global

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje