Kriza për punëtorë në Jug, bizneset Rrisin Pagat me 20%. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

8 Maj 2026, 13:40Sociale TEMA
Kriza për punëtorë në Jug, bizneset Rrisin Pagat me 20%.

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, duke ofruar paga për punonjësit sezonale në pozicione si sanitare apo pjatalarëse deri në 1 mijë e 200 euro në muaj.

Sipas njoftimeve të agjencive të ndërmjetësimit të punësimit, në zonat turistike si Ksamil, Sarandë dhe Dhërmi po kërkohen punonjës për disa pozicione shërbimi.

Kërkesa më e lartë është për sanitare në hotele dhe resorte me paga nga 100 mijë deri 120 mijë lekë dhe pjatalarëse me paga 120 mijë lekë në muaj. Biznese të “Shkëmbi i Kavajës” gjithashtu po kërkojnë punonjës për çadrat në plazh me paga deri në 80 mijë lekë në muaj.

Për të gjitha pozicionet e shërbimeve, përveç pagës mujore, bizneset ofrojnë edhe akomodim dhe ushqim falas.

Drejtues të agjencive të punësimit bëjnë pohojnë se këtë vit oferta nga bizneset janë rreth 20% më të larta krahasuar me një vit më parë.

Sipas Albana Uku drejtuese e një agjencie ndërmjetësimi për punësimin e grave në pozicione sanitare dhe pjatalarëse, kërkesa është përqendruar kryesisht në hotelet e Vlorës, Sarandës dhe zonës së Potamit. Ajo thekson se pagat për këto pozicione variojnë nga 800 deri në 1 mijë euro në muaj.

“Vitin e kaluar kemi pasur një numër të lartë kontratash ndërmjetësimi për punësim sezonal të grave në jug të vendit, madje në disa raste edhe në Durrës. Shumë prej tyre, që më parë emigronin për punë si dado me paga rreth 1,000 euro në muaj, e panë më të leverdishëm punësimin sezonal në vend, me paga nga 800 deri në 1,000 euro.

Tendenca për punësime të grave në jug të vendit është e lartë edhe për këtë sezon turistik. Edhe oferta e bizneseve deri tani është me rritje 20% krahasuar me vjet. Kjo tendencë rritëse pritet të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik.

Shumë biznese të shërbimeve po kërkojnë të punësojnë gra vendase për pastrimin apo pjatalarëse. 75% e kërkesës së bizneseve është për punësime të vendasve gjatë sezonit turistik, 25% të kërkesës është për punonjës të huaj”, pohoi ajo.

Edhe vjet përgjatë sezonit turistik oferta e bizneseve në jug të vendit për punësime sezonale në sektorin e shërbimeve arriti me paga deri në 2 mijë e 500 euro në muaj.

Vjet, pozicioni më i paguar sipas njoftimeve për punësim, ishte për kuzhinierin e përgjithshëm dhe për kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi ishte shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja, më herët tha për Monitor se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorantet e jugut mesatarisht me 20% përgjatë sezonit të 2025-s në raport me sezonin paraardhës është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë.

Kamarier: 80,000 – 120,000 lekë/muaj

Sanitare: 80,000 – 100,000 lekë/muaj

Kamarier bari: 60,000 – 70,000 lekë/muaj

Menaxher hoteli: 150,000 – 200,000 lekë/muaj

8 Komente

  1. D
    Detari

    Per 3 muaj, pastaj?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot

      O gjigante I lexone gazetat zoterote. Ti qe krenohesh se po I jepe mesuesit $ 800 ne muaje kur nje pastreuse merre $ 1200 ne maje. Nuk ka vende ne bote qe keto pozicione te marrin me shume rroge se nje mesues apo mjeke. O patronazhiste qe bete duarte dhe fytin gjake duke brohoriture gjigandin po shkatarroni ate vende per 1 sufllaqe ne dite

      Përgjigjjuni
      1. J
        Je lesh jo patriot

        Budalla ......ose me sakte i pa ditur Idiot. Mesuesi paguhet nga shteti , ne gjithe boten ata qe punojne ne shtete kane rroge te ulet por kane stabilité ne kontrate.... Pastruesit , kamerier guzhenjer... paguhen nga pronari a e kuptone diferencen o palle katundi

        Përgjigjjuni
        1. J
          Je lesh jo patriot

          Budalla ......ose me sakte i pa ditur Idiot. Mesuesi paguhet nga shteti , ne gjithe boten ata qe punojne ne shtete kane rroge te ulet por kane stabilité ne kontrate.... Pastruesit , kamerier guzhenjer... paguhen nga pronari a e kuptone diferencen o palle katundi

          Përgjigjjuni
          1. P
            Popull i thjeshte

            Te komunikosh si njeri, pa fyerje e ke te veshtire?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Abaz Ulliri

              O vllai im, buron nga lart ky lloj brutaliteti…. Te ve kriminelin dhe patronazhistin perballe , per ti mbyllur gojen gjithkujt qe shprehet

              Përgjigjjuni
        2. P
          Pune ka por dembelet nuk ka !

          Ata qe kane deshire te punojne ! punet keto jane ! kujt i pelqen le te punoje.... Dembelat le te jetojne me Social apo duke punuar ne te zeze ! pa u paguar Taksat e Pensionit... Edhe ne Evrope apo Gjermani , Familie shqiptare punojne ne keto Profesione ... dhe ne fund ju ngelin shume pake per te mbledhur ndonje Euro... ndersa ne shqiperi je prane Familiareve dhe te dashurve te tu.... vetem se Jetesen - qehtesine dhe lirine ne Evrope apo ne Gjermani e ke me argetues....se sa ne Shqiperi ! mbase mendim i gabuar , por nje mendim personal...

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vetem shqipetare

            ....jo lebrozet indjane bangladesh

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje