Tregu Çam drejt transformimit, rehabilitim i infrastrukturës publike dhe unifikim i fasadave të pallateve dhe bizneseve

6 Maj 2026, 16:40Sociale TEMA
Tregu Çam drejt transformimit, rehabilitim i infrastrukturës publike

Zona e “Tregu Çam” do të ketë një transformim të infrastukturës publike, ku do të realizohet edhe rehabilitimi i fasadave të bizneseve me stil neoklasik, reklama të unifikuara dhe ndriçim dekorativ, duke i dhënë një identitet të ri estetik dhe funksional. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, zhvilloi një inspektim në zonën e njohur si “Tregu Çam”, ku po vijojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për banorët dhe bizneset.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se, ndonëse bëhet fjalë për një zonë shumë qendrore të kryeqytetit, ajo ka vuajtur ndër vite nga mungesa të theksuara infrastrukturore, si pasojë e rrjetit të amortizuar dhe rritjes së kërkesës për shërbime. Ajo nënvizoi se një nga problemet më të mëdha, ai i kanalizimeve të ujërave të zeza, tashmë është zgjidhur përfundimisht. 

“Jemi në një zonë shumë qendrore të Tiranës, por për hir të së vërtetës një zonë që ka pasur mungesa të shumta infrastrukture, qoftë kjo nga infrastruktura e vjetër, qoftë kjo nga ajo që është shtuar rishtazi, si pasojë e gjithë nevojës që ka pasur zona për shërbime. Kjo zonë u shërben edhe qindra të tjerëve çdo ditë, për nga shërbimet që ofron dhe për nga rëndësia e pozicionimit”, deklaroi Ristani.

Ajo apeloi për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve dhe sipërmarrësve, duke theksuar se përfundimi i projektit do të sjellë një standard më të lartë jetese dhe shërbimesh në këtë zonë të rëndësishme të kryeqytetit.

“Ky është një nga ato projekte që ka pasur më shumë negociata dhe më shumë diskutime dhe më shumë nevoja se pothuajse çdo projekt tjetër. Të gjithë ato projekte që i përkasin qendrës janë të tilla sepse përveç banorëve prekin shumë edhe shërbimet, prekin njësi biznesi, prekin edhe të gjithë pjesën e gamës së gjerë të komplikimit të një qyteti të madh i cili është në procesin e vet të ofrimit të shërbimeve në mënyrë sa më cilësore edhe të ofrimit jetesës gjithashtu sa më cilësore. Jemi në mes të punimeve. Këtu do të kemi akoma punë për të bërë qoftë me trasetë e rrugëve, me trotuaret, me kalimet e këmbësoreve apo edhe me unifikimin e bizneseve dhe të fasadave të ndërtesave i cili është një proces akoma në punë e sipër”, theksoi Ristani.

Rikualifikimi i bllokut të Tregut Çam, një nga zonat më të frekuentuara pranë qendrës së Tiranës, synon transformimin e plotë të infrastrukturës rrugore dhe njësive tregtare në këtë hapësirë urbane. Projekti përfshin rehabilitimin e rrugëve “Shyqyri Berxolli”, “Reshit Çollaku” dhe “Camëria”, ndërtimin e trotuareve të reja, ndriçim modern LED, rrjet të ri të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të shiut, sinjalistikë rrugore, elemente urbane dhe gjelbërim.

3 Komente

  1. Q
    Qimja

    Lërini more budallallëqet o muter po rregulloni rrugët dhe gropat nëpër lagje se jemi bërë si bangladeshi.Dilni shikoni rrugën që zbret në Allias nga konvikti i mjeksisë......o nëne o nëne një tmerr me gabelë që shesin raqe me katunarë qe shesin peshk me govata e legena .As në kohët më të ndyra nuk ka qenë kjo rrugë kështu ku kalon çdo ditë policia bashkake me kamionçinë përshëndet tregtarucët e qelbur dhe merr naj kokër mollë ose naj palë brekë për gruan në stivën e rrobave "firmato".O bashki e mbaruar vini dorë more të pa udhë se na futet koleren.Çfaj kemi ne që e vuajmë përditë këtë hale të madhe....nderkohë ju mereni me projekte "gjigande"si tregu çam....ptuuuuuuu paçit faqen e zezë

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anna

      Ke qene keto kohe ne Dhaka o Tqime? Ik e shife njehere kryeqytetin e Bangladeshit e pastaj shaje po deshe. U bone ti zhuls qe jeton ne qelbsinik e mes plehnave me shaj Dhaken!

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Shterpe

        Ti putane kaq shume i dashuroke zezaket qe s duroke dot as krahasim? Shterpe e qelbur, ndaj s te merr njeri per shtepi.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje