Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa: ARRSH planifikon dy tenderë për rikonstruksionin, fondi limit gati 3 mld lekë

4 Maj 2026, 13:50Sociale TEMA
Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa: ARRSH planifikon dy tenderë për

Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë dy procedura prokurimi për vijimin e rikonstruksionit të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, përkatësisht për lotin 2 dhe lotin 3 të këtij aksi rrugor.

Sipas të dhënave të publikuara, fondi limit për lotin 2 është rreth 1.13 mld lekë, ndërsa për lotin 3 arrin në rreth 1.46 mld lekë, me një total prej gati 3 mld lekë. Të dy procedurat janë planifikuar të zhvillohen gjatë këtij viti, ndërsa detajet mbi gjatësinë e segmenteve që do përfshijë secila prej tyre pritet të bëhen publike me hapjen e tenderëve.

Ndërkohë, për lotin 1 të këtij aksi, kontrata e punimeve është nënshkruar që në shtator të vitit 2024. Zbatues është bashkimi i operatorëve “Arifaj” dhe “Eurokos Holding”, me një vlerë prej 567.75 mln lekë, pa TVSH.

Rruga Kombinat – Ndroq – Plepa konsiderohet një aks i rëndësishëm lidhës mes Tiranës dhe zonave jugore të vendit, duke shërbyer si alternativë ndaj autostradës Tiranë – Durrës. Sipas dokumentacionit teknik, ky aks përshkon një zonë me densitet të lartë banimi dhe ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në vite, çka ka ndikuar edhe në uljen e trafikut.

Ndërhyrja në këtë rrugë synon përmirësimin e kushteve të lëvizjes dhe rritjen e sigurisë rrugore, ndërkohë që zhvillohet paralelisht me zgjerimin e autosttradës Tiranë – Durrës. Në total aksi rrugor Kombinat - Ndroq – Plepa është i gjatë rreth 28 km.

22 Komente

  1. P
    Petrit

    Si percaktohet fondi limit Dhe Nuk percaktohet gjatesia e rruges qe mbulohet me kete fond???????

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits../...

      Na falni , ata qe kane firma ndertimi dhe duan te marrin pjese ne tender , ate "taksen e sevapit per politikanet e ndershem" , ku duhet ta paguajne tani qe Bela iku nga ai post ???!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Argita

        Shume e drejte, rikôstruktimi apo ndertimi i rrugeve ne Shqiperi eshte koncentruar ne 4-5 kompani ndertimi, rezultatet teknike Jane katastrofike. Nuk ka asnje kontroll per sa i perket studimeve gjeollogjike dhe akoma me pak marries ne dorezim pasi te jete vérifieur puna e kryetar. Rama prêt shirita inagurimi ne nje kohe qe e di shume mire se te gjitha tenderat pa perjashtim Jane realizuar nepermjet korrupsionit.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Straits Dire

          Besoj se duhet ta paguajnë tek jot amë , apo tek ndonjë e besuar e saj .

          Përgjigjjuni
        2. k
          k

          O burra kush të vjedhi më shumë.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rexhepi

            Se mos është vetëm kjo rëndësi kanë lekët jo gjatësia e me sa korsi është

            Përgjigjjuni
            1. M
              Metalurgu

              Kjo eshte pyetja me e forte .Te lumte qe e ke kapur . Mund te jete 5 km , 10 km a po sa t'u dale llogaria e fitimit .

              Përgjigjjuni
            2. Z
              Zeni .B

              U bė bajate kjo puna e rruges Kombinat -Plepa , kjo duhej te ishte bere paralel me autostraden , eshte shume urgjente kjo rruge ,

              Përgjigjjuni
              1. f
                frdi

                Kur do të mbaroi kjo rrugë apo prit gomar të mbi bar....

                Përgjigjjuni
                1. V
                  VEmjet!

                  Po ca eshte kjo rruge 20 km me 16 lote, mos u ngopshi kurre o hajduter, stili Bela ka hyre ne cdo qelize te korruptuar te ketij vendi!| Ju befshin ilace e burg leket!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Ben

                    Por i beni tamam ama! Jo si rruge per bicikleta!

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhesi

                      Keta mashtrojne. Ky avaz ka 20 vjet qe vazhdon. Zbatues është bashkimi i operatorëve “Arifaj” dhe “Eurokos Holding”, KOS KANE PER ME BA. NA ÇAN SUMN ME KTO LOTET 1,2,3,4 .

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Burg

                        Para vere ka dhe kuptim, rrofsh oj parti, te duam.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kavajoti....i

                          Ore po këto sikur e bëjnë kastile. Loti i parë ka dy ose tre vjet që ka filluar. Loti dytë dhe i tretë do bëhet tani kur është piku i trafikut në vend që të fillonte në Janar. Për atë zot ARRSH kanë luajtur mendsh

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kinom

                            Po kemi kohë që e presim këtë rrugë të përfundoj ,zona më e banuar që zgjidh trafikun dhe ju shërben zonës. Do zoti ky djali i mirë që drejton duhet ti kontrolloj punimet e firmave( hajdute) atyre që kanë dhënë rezultate të dobta në ndertimet e rrugëve të të mos ju jepet drejta të futen në tender firmave hajdute dhe hileqare jo.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sass

                              Vetem jepni tendera por per pune nje mut po beni, reklama bajate tani vjen bossi nga Armenia per inagurim 1 km rruge, hey ju narrt muti shalet

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pensionisti i Porcelanit

                                Kjo rruge quhet e Kavajes dhe duhej te ishte kthyer ne Autostrade 30 vjet me pare.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lani

                                  Lesh lesh. Gënjeshtea pa fund. I shkatërruam makinat rrugës për Durrës ne që shkojmë përditë. A do t’i mbushin vallë gropat?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mos u ngopshi

                                    Si ka mundësi një rrugë kaq e rëndësishme të zvarritet kaq gjatë. Ky loti i parë çfarë afati kishte????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      ADRIATIK:

                                      Skandal-Segmenti me i lehte per tu ndertuar Kombinat-Ndroq-Plepa.3 lote per 6 muaj ndertohesh. Qeverri pa vizion.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. l
                                        lani

                                        ja moret shpirtin miletit o plera. mbarojeni se eshte tmerrrrrrrrrrrrrr. edhe sa vjet ju duhen????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Interesante

                                          Se mos shtroni dhe rruget e lagjeve pergjate atij segmenti me kete rast,apo si do dali tenderi tjeter thuaj

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje