Nga 300 deri në 2 000 lekë, në bazë të zonave dhe cilësisë së shërbimit, do të jetë pagesa për shezlonet këtë sezon turistik në plazhet publike të menaxhuara nga Bashkia Lezhë. Tarifat e shërbimit dhe stacionet e plazhit u miratuan me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak i Lezhës, ndërsa në bazë të këtij çmimi do të operojnë edhe strukturat hoteliere, si një mënyrë për të shmangur abuzimet që kanë ndodhur gjatë viteve të shkuara. Duke folur para këshilltarëve, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin nga niveli ekonomik deri tek çmimet më të larta, në bazë të komoditetit dhe kostove operative.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak i konsideruan të larta tarifat e vendosura, pasi sipas tyre do të rëndojnë mbi xhepat e pushuesve.
Krahas plazheve të menaxhuara nga bashkia dhe strukturat hoteliere, përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit dhe Tales, 30% e hapësirës do të jetë pa pagesë, duke u dhënë mundësi dhe alternativa qytetarëve të cilët mund të mos kenë mundësi financiare. Edhe Këshilli Bashkiak Vlorë miratoi më 1 maj tarifën 700 lekë për një çadër në plazh publik. shqiptarja.com
Vjet isha ne Benidorm Espagne e dyta here qe shkoja atje , çdo mbremje mbasi chaise longue mblidheshin nje traktor me paisjet pastronte gjithe reren plazhe privé e plazhe public. Ne plazhet public nuk paguaje kuptohet nuk kishte asgjeeee
Po nese shkoj ne plazh publik dhe rri me kapele pa cader sa eshte tarifa.. Shtet leshi Harxhon leke per budallalleqe dhe ca makina rerepastruese nuk ble.
Sa jeq i paska ra dielli ne koke Partise Socialiste, gjynah! Duket se Rama e ka te sigurte qe nuk na fut dot ne BE, prandaj ka filluar nga gomarlliqet per te humbur pushtetin gjate 2027. E ka filluar me cadrat e diellit neper plazhe nga Vlora ne Lezhe, te shohim cfare do pasoje. Keshtu si e ka nisur Rama do vere taksa edhe per te bere shurren neper restorante e kafene, bile edhe kur te shurrojme ne banjen e shtepive tona. Keq po i kruhet bytha e kurrizi Rames, cfare i ka ndodhur? Mos po i del nga kontrolli PSja. Si paska rrjedur krejt edhe Pjerin Ndreu? Sabotatoret e atdheut nuk kane brire por kane emra si Sali, Edvin, Pjerin etj. etj.
Milet, thone qe eshte cmendur Rama, e jane shtryar ne cmendine se eshte bere teper agresiv! Qarri i Saliut, tani ka shok Saliun, por Saliut kurre nuk do ti shkonte mendja te taksonte plazhet publike.
A nuk duhet te dorehiqen kryetaret e bashkive te Vlores dhe Lezhes.
E privatizuan edhe detin si nuk del të flasë asnjeri kundër kësaj ideje si ka mundësi?