Balla ‘me dorë të fortë’ në Kavajë, del vetë në terren për të garantuar plazhet publike

2 Maj 2026, 17:20Sociale TEMA
Balla ‘me dorë të fortë’ në Kavajë, del

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla ka parë nga afër zonën turistike të Qerretit, ku është njohur me problematikat që lidhen me menaxhimin e hapësirave publike bregdetare.

Balla është ndalur te çështja e mirëmbajtjes dhe pastrimit të hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare. Në mungesë të ndërhyrjes nga ana e bashkisë, Balla ka dalë vetë në terren dhe ka kërkuar angazhim nga bizneset private që operojnë në zonë për të kontribuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e plazheve publike.

Sipas Ballës, garantimi i hapësirave të lira për pushuesit dhe standardet e pastërtisë janë thelbësore për një sezon turistik të suksesshëm. Ai theksoi se institucionet dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë për të siguruar kushte dinjitoze për qytetarët dhe turistët.

3 Komente

  1. E
    Erinda

    Po nrm del i shoqeruar nga gangot e brilantit, i garanton lejet per kulla, dhe ato i garantojn leket per votat! Dhe ne banoret qe kemi shtepia te vogla plazhi ne ate zon ndjejm cdo dit kercenimet e ktyre banditeve qe na kercenojn me bllokime rrugesh dhe prishje shtepiash nese nuk pranojm te dorzojm banesat per ndertim kullash e pallatesh tek kto njerez.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Me cfare autoriteti shkon ky?! Si i thoshte Saliu? Shko merr motren ne motel. Hahaha

      Përgjigjjuni
      1. S
        Seli

        Cfare tagri ka ky? Apo partia mbi te gjitha. Cfare ndryshon sot nga koha kur sekretari i partise bente qepaze drejtorin?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje