Koçiu: Do të vijojmë reformat për rritje pagash dhe mundësi të barabarta

1 Maj 2026, 16:30Sociale TEMA
Koçiu: Do të vijojmë reformat për rritje pagash dhe

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përcolli një mesazh vlerësimi dhe mirënjohjeje për të gjithë qytetarët që kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu tha se pas çdo profesioni dhe uniforme qëndrojnë individë me histori, pasione dhe përkushtim ndaj familjes dhe shoqërisë. Mes tyre, janë të rinj me uniformë, nga infermieria, te Policia e Shtetit, apo Zjarrëfikësve që përtej profesionit ndajnë pasione të ndryshme nga kafshët, natyra, etj.

“Përtej uniformës, është Aida, Ledjoni, Erioli, Muharremi, Arjola, Lefteri. Secili ka historinë e vet, pasionet dhe kohën e çmuar që ndan me miqtë dhe familjen. Edhe pse në profesione dhe rrugë të ndryshme, i bashkon diçka e madhe: Punojnë me përkushtim për Shqipërinë dhe besojnë te e ardhmja europiane e saj”, tha Koçiu.

Koçiu theksoi gjithashtu se Qeveria Shqiptare do të vijojë me zbatimin e reformave që synojnë rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe garantimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

Mesazhi vjen në një ditë simbolike për të drejtat e punëtorëve, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e punës dhe kontributit të çdo individi në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

 

1 Komente

  1. B
    Burgajeti

    Ben mire zevendes kryemistrja Kociu qe perkujton Diten e 1 Majit,Festen Nderkombetare te Punonjesve dhe mendon per vleresiminn e kontributit te tyre per zhvillimin dhe perparimin e vendit.Sipas saj,Qeveria mendon per te vleresuar kete kontribut vetem tek ata qe ...kontribuojne sot per perparimin dhe zhvillimin e vendit. Shume mire ka menduar qeveria,por...dua t'i bej te ditur qeverise se: Ajo "armata" e pensionisteve prej rreth 780 mije pensionisteve kane dhene nje kontributt te vecante gjate kohes kur punonin dhe nuk kishin dale ne Pension. -Ato HEC-e jane ngritur nga keta pensioniste dhe kane dhene gjate ketyre 36 vjeteve rreth 70- 90% te energjise elektrike. -Ato puse nafte jane zbuluar,shfrytezuar dhe kane kontribuar shume per buxhetin e shtetit dhe nevojat e vepave per karburant dhe transportit.Shfrytezimi i tyre dje dhe sot,si dhe i puseve te reja nga " Bankers Petroleum",nuk fut asgje ne Buxhetin e shtetit,por fitimet me " lejen" e shtetit shkojne ne hepatitis e pronarit dhe bashkepuntoreve ne institucionet shteterore... Keshtu dhe ne sherbimet ndaj qytetareve,ne aresim,shendetsi,zjarfiksa e polici,dje, ka patur shume punonjes qe sot jsne ne "armaten" e atyre 780 mije pensionisteve... Perse i braktis shteti kete armate 4pensionistesh,apo I le ne gʻmeshiren e fatit me synimin kriminal te " ngorhin" dhe atyre qe mbeten gjslle tu japin ca me shume lemoshe? Mblidh mendjen qeveri e sotme apo e neserme,thika ka vajtur ne kocke,nuk do ju ndjekin me kjo armate pensionistesh,por nuk do ju ndjekin dhe femijet e tyre,te cilet nuk mbulojne dot nevojat per familjet e tyre dhe jo tu blene ilacet dhe nevojat per tu ushqyer e veshur...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje