“Bëhu pjesë e ekipit që çon vendin në BE”, MEPJ kërkon 10 ekspertë për t’iu bashkuar skuadrës diplomatike

1 Maj 2026, 14:50Sociale TEMA
“Bëhu pjesë e ekipit që çon vendin në

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), në kuadrin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të integrimit të përshpejtuar, ka shpallur thirrjen e dytë për shprehjen e interesit nga profesionistë dhe ekspertë shqiptarë për të qenë pjesë e ekipit të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel, Belgjikë.

Sipas njoftimit zyrtar, thirrja është e hapur për nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm, ata të Administratës Publike, si dhe çdo qytetar shqiptar – profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara sipas pozicioneve të hapura për rekrutim.

Kjo thirrje mbështetet në Ligjin nr. 24/2026 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë” dhe synon të përfshijë ekspertizën më të mirë shqiptare në procesin e integrimit evropian.

MEPJ rikujton se vijon të jetë e hapur thirrja për 10 pozicionet e lira pranë Misionit të Republikës së Shqipërisë në BE, duke ftuar profesionistët shqiptarë të bëhen pjesë e skuadrës shqiptare në zemër të Bashkimit Evropian.

**Afati i aplikimit:** deri më **8 maj 2026**.

**Dimensioni Politik (4 pozicione):**

– Zëvendës Shef Misioni, Ministër Fuqiplotë

– Këshilltar për marrëdhëniet me Këshillin & DG ENEST

– Këshilltar për marrëdhëniet me Parlamentin Evropian

– Këshilltar për Komunikimin

**Dimensioni Sektorial (6 pozicione):**

– Koordinator i Dimensionit Sektorial, me gradë Ministër Këshilltar

– Këshilltar për “Shtetin e së Drejtës”

– Këshilltar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

– Këshilltar për Energjinë dhe Industrinë

– Sekretar i Parë për Konvergjencën dhe Zhvillimet Makroekonomike

– Sekretar i Parë për Mjedisin dhe Çështjet Sociale

Për më shumë informacion mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

4 Komente

  1. A
    Albi Boston

    Nuk duam ne BE. Pastroni vendin nga krimi qe ka mbushur cdo cep. Nga rruga deri ne kryeministri, pastaj gjykojeni nqs ja vlen BE! Si nuk keni turp, si e keni katandisur kete vend!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diskret

      Albo nga Boston jep mend ti? Nuk don qe Shqiperia te jete ne BE? Ke fakte per kyt rrugen deri te KM mbushur me krime? Apo futja pordhes dhe thashethemeve? Albo edhe Sala qe na futi 30 vjet me pare ne Lidhjen Islam, thote se nuk e meritojme te futemi ne BE! E njeh Saln e Vicidolit? Eshte nongrata vete I 4 famjarishte. Albi mos je pjerdh pak nga trute dhe s'kupton gje nga realiteti? Nese je I martuar dhe ke femije, a mendon se edhe familjet shqiptare duhet te jene te lira te edukojne femijet e tyre ketu, ne Europe dhe everwhere?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipëria tjetër

        Na duhen të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e ekipit që bashkon trojet dhe kombin shqiptar. Të ekipit që lufton esadistët, spiromilistët, haxhiqamilistët, sorristët, bashkimeuropjansit, fredbejleristët, kryqet dhe gjysëm hënat.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Eh keto vende jane zene pa u hapur aplikimi.Mos u tallni me fukarain

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje