Pranvera Duka rrëfen dhimbjen e dyfishtë: Humbjen e Arben Dukës dhe djalit të tyre

2 Maj 2026, 22:15Sociale TEMA
Pranvera Duka rrëfen dhimbjen e dyfishtë: Humbjen e Arben Dukës

Për herë të parë në një rrëfim të hapur, në Podcast me Mikele Kallanxhi në Dritare TV, Pranvera Duka ka ndarë dhimbjen e madhe që përjetoi pas humbjes së bashkëshortit të saj, poetit të njohur Arben Duka, dhe tragjedisë që pasoi vetëm pak javë më vonë me ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Denisit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo e përshkruan humbjen e të birit si një goditje të papritur dhe shkatërruese, në një kohë kur familja ende nuk kishte kaluar dhimbjen e ndarjes nga poeti.

“Kjo ishte rrufe në qiell të hapur… nuk e përballoi dot. E ndoqi gjithë ceremoninë e varrimit nga telefoni dhe nuk e përballoi dot,” rrëfen Pranvera Duka.

Sipas saj, Denisi ishte thellësisht i lidhur me të atin dhe gjendja e rënduar emocionale pas vdekjes së Arben Duka ndikoi drejtpërdrejt në shëndetin e tij. Ai ndërroi jetë si pasojë e një infarkti akut, vetëm 50 ditë pas humbjes së babait.

Ajo kujton momentet e fundit dhe shqetësimin e familjes për gjendjen e tij psikologjike:

“Më thoshin të gjithë: ‘Hajde se djali nuk është mirë’… por unë nuk kisha bërë ende të 40-at e Benit. Thosha do t’i kalojë. Atak akut, thanë mjekët… gjëja e parë që pyetën ishte nëse kishte kaluar ndonjë tronditje. Ai e kishte ndjekur gjithë ceremoninë e varrimit nga telefoni… nuk e përballoi dot. Ajo ditë… nuk dua ta kujtoj. Nuk doja të gdhinte mëngjesi. Më dukej sikur isha në ëndërr.”

Në rrëfimin e saj, Pranvera Duka kujton edhe dashurinë dhe përkushtimin e madh të poetit për familjen, veçanërisht për fëmijët e tij, për të cilët kishte bërë sakrifica të mëdha, duke i mbështetur në arsimimin dhe jetën e tyre jashtë vendit.

Pavarësisht dhimbjes së thellë, ajo shprehet krenare për jetën dhe trashëgiminë e bashkëshortit të saj, duke theksuar se figura e Arben Duka mbetet e gjallë në kujtesën dhe kulturën shqiptare.

9 Komente

  1. 1
    1

    Kurajo zonje.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pellazg

      Nje mjeshter i rralle i fjales. Nje i pashoq..

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buda

        Perse Akademia e Shkencave nuk boto vepren e plote te poetit te kombit Arben Duka?

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erzen Bercani

          I madhi , i paharruari Arben Duka qofte i pa harruar Beni juaj Zonje . Per sa thua ketu ne kete vend ka pasur vetem nje personazh qe perdorte shtetin per te ndaluar dhe ekzekutuar ky quhet Sali Serb Bisha . Duhet te thuash shyqyr Zotit qe keni shpetuar gjalle ata ( dmth ) Saliu te zhdukte e linte edhe pa varr . Megjithse dyshoj shume qe Beni tere ai fizik te ikte aq shpejto , kam shume frike qe si puna e Benit kane ikur shume rinj se Saliu ua jepte helmin me afat te gjate .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Zoti u dhente force!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              Arben Duka do të ngelet një gjigant I I vargjeve shqipe që do na mungojë shumë. Sa keq për umbjen e djalit gjithashtu. Kurajë zonjë dhe qëndroni e fortë. Jeta vazhdon pavarësisht çfarë ndodh me secil7n që kemi rreth nesh. Shumë respekte!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironci

                Zoti te lehtesofte dhimbjen ! U preheshin ne paqe,se bashku ! Sinqerisht Tironci

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vec djajte, sundojne kete toke

                  Sa pak njerez te vertete, ka kjo toke, si Arben Duka!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tepelena

                    Gjiganti i fjales ARBEN DUKA !

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje