Në rrugët e vendit, një “sy” i ri po vëzhgon çdo lëvizje. Kontrolli rrugor vijon pa ndërprerje, edhe pa praninë fizike të policisë, falë teknologjisë së avancuar.
“Syri i teknologjisë” është i pranishëm në të gjitha akset rrugore dhe monitoron në kohë reale çdo shkelje të rregullave të qarkullimit.
Përmes dronëve dhe sistemeve inteligjente, identifikohen shkelje si tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit dhe parkimet e gabuara.
Ndërkohë, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në terren me radarë, dronë dhe mjete inteligjente, veçanërisht gjatë fundjavës dhe në akset drejt zonave turistike, ku fluksi i automjeteve është më i lartë.
Vetëm gjatë javës së fundit janë vendosur 26 mijë e 116 masa administrative për shkelje të ndryshme, si mosvendosja e rripit të sigurimit, mospërdorimi i kaskës, përdorimi i celularit, parakalimet e gabuara dhe drejtimi në gjendje të dehur.
Gjithashtu, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, prej të cilëve 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 pa leje drejtimi.
Në kryeqytet janë zhvendosur edhe 258 automjete të parkuara gabim, që pengonin qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve të emergjencës.
Autoritetet theksojnë se kjo qasje synon rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve në vend.
Perdorni kete teknologji te kapni ate qe ndotin ambientin me plehra dhe mbetje inerte.
BRAVO!
Jam kurioz te di si e gjen kamera se drehljtuesi i mjetit ka pire alkool. :)
Drejtimi ne gjendje te dehur??? Me Kamera?? Sa ka ec teknologjia?!!!
Keto lloj kamerash do shkaktojne kaos me gjoba .Ne dy shtete qe u testuan deshtuan .Puna me e mire behet nga njeriu
Harxhohen miliona euro ne teknollogji per te ndeshkuar drejtuesit e makinave te cilet pagojne miliona euro per mbajtjen e makines. Pra shteti ju merr dy here leke. Dhe keto leke i perlan administrata e korruptuar dhe tenderuesit qe bejne pune jashte cilesise! Me se matet efektiviteti i kesaj fushate mburrese denimesh ne perfitim te publikut? Çfare perfiton ai? Asgje.
KOMPLETONI VENDIN ME KAMERA NE MENYRE URGJENTE !KETO JO VETEM PARANDALOJNE POR SHKURTOJNE FONDIN E PAGAVE TMERESISHT AQ TE LARTA PER POLICET I CILI NUK BEJNE GJE TJETER,QE JO VECSE NUK ZGJIDHIN PROBLEMET POR JANE KETO QE SHTOJNE PROBLEMET...TJETER KISHA AQ PROBLEM E KANE ME TE "FORTIT" QE GRUPI I GATSHEM TE NDERHYJE NE VENDE PROBLEMATIKE EDHE ME HELIKOPTER TE POSACEM.kjo meqe PERFAQESUES VENDORE TE POLICISE JANE PALE ME TE FORTIT.NE RASTIN E DURRESIT I VESHTIRE KAQ I VESHTIRE ESHTE PROBLEMI.TE HAPET DOSJA E ATIJ QE SHKAKTOJE PROBLEMIN DHE TE FILLOJE CRDHTJA PENALEAPO DHE NE KETE RAST ESHTE PERFSHIRE DHE POLITIKA!