Kavajë, Balla vendos buqetë me lule tek busti Indrit Carës, Hero i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës

5 Maj 2026, 14:30Sociale TEMA
Kavajë, Balla vendos buqetë me lule tek busti Indrit Carës, Hero

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, përkujtoi sot Ditën e Dëshmorëve nga Kavaja, ku vendosi buqeta me lule pranë busteve të figurave të njohura të historisë, nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare tek lufta për Çirimin e Kosovës.

Ndërsa vendosi buqetë me lule tek busti i Indrit Carës, dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Balla theksoi se Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim.

“Nuk ka vend më të bukur në Shqipëri sesa në Kavajë për të kujtuar 5 Majin, sepse Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim, ka dëshmorët e luftës antifashiste nacionale çlirimtare, ka dëshmorët e demokracisë, dëshmorët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës ”, u shpreh Balla, duke theksuar se ky qytet mbart një histori të pandërprerë sakrifice dhe atdhedashurie.

Po gjatë ditës së sotme Balla ka vendosur kurora me lule edhe në Rrogozhinë ku përkujtoi të gjithë të rënët në shërbim të vendit, ku theksoi se 5 Maji nuk është vetëm një ditë kujtese, por një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi.

2 Komente

  1. z
    zot na ruaj

    vdiq indrit cara po per ke vdiq pa. shifi cik kosovaret sa me urrejtje flasin per ne. propaganda qe behet ketu ne shqiperi eshte jashte cdo standarti aq sa cojme qytetare te vdesin per konflikte te jashtme, per popullata qe s na shohin dot me sy

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipëria..kur të bëhet ????????

      Kush po nderon ??..Ata që i kanë vënë kazmën atdheut për t'a shembur nga themelet...Ata që nuk njohin vatan dhe gjakun e eshtrat e të parëve....Ata që njohin vetëm xhepat e vet kur kthehen në mbrëmje në shtëpitë e tyre..Ata që e njohin postin, për privilegje e miliona euro të zhvatura shtetit, brenda një katërvjeçari.. Mostrat,plehrat....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje