Ndryshimet klimatike nuk njohin kufij dhe, mesa duket, as faturat që sjellin. Mesazhi erdhi qartë nga Tirana, ku Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanović, kërkoi që Ballkani Perëndimor të kalojë nga strategjitë te investimet konkrete.
Në konferencën “Të Bashkuar për Klimën”, ai e përktheu klimën në gjuhën që kuptohet më shpejt në rajon, para dhe buxhet. Çdo përmbytje, thatësirë apo zjarr, tha ai, nuk është vetëm krizë mjedisore, por edhe një goditje direkte për financat publike, duke zhvendosur fondet nga shkollat, spitalet dhe infrastruktura drejt riparimit të dëmeve.
Shifrat janë më pak poetike dhe më shumë alarmante. Përmbytjet e vitit 2014 në Serbi kushtuan rreth 1.7 miliardë euro, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë prekën afro një milion njerëz. Sipas Bankës Botërore, rajoni do të duhet të investojë të paktën 37 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme vetëm për t’u përshtatur.
Në Tiranë u mblodhën ministra, ekspertë dhe institucione financiare me një objektiv të thjeshtë në teori, por të vështirë në praktikë, bashkëpunim real dhe financim për projekte konkrete. Në fokus ishin investimet për përshtatje, përmirësimi i të dhënave klimatike, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe forcimi i shërbimeve hidrometeorologjike.
Kapetanović e përmblodhi me një formulë të drejtpërdrejtë, rajoni duhet të kalojë nga cenueshmëria e përbashkët te gatishmëria e përbashkët, dhe pastaj te investimet reale.
Në një rajon ku shpesh bashkëpunimi ngec në deklarata, klima duket se po imponon një disiplinë të re, ose bashkëpunon, ose paguan më shtrenjtë.
Ndertim i Socializmit kerkon sakrifica. Pra ne socializme do te vuani qe te shpetoj klasa punetore (Do te vuani per klimen qe te shpetoj planeti) Jo me kot ne tere aktivitet e klimes shikojme flamujt me draper e cekan. Meqense klasa punetore u be shtrese e mesme dhe ka cfare te humbase nga lufta kunder kapitalizmit ( nuk ka vec vargonjte e Markist) , Antonio Gramshi ishte i pari qe tha se duhen gjetur kontradikta ( investime) te tjera per te sjelle komunizmin. Qenkan mbledhur ne Tirane anetaret e Internacionales Komuniste dhe kane leshuar alramin e klimes
Ti fshatare perjashtohesh nga keto detyrime. Ti je pronar, NUK je proletari qe humbet "vec pranga". Ti KE te drejte te djegesh, te shkaterrosh, te ndertosh ku ta doje qejfi. NE fund te fundit, prona pyjore e djegur esgte jotja. Por kur e ben vete, Mos u anko per qeverrine qe nuk investon per mbrojtje e pyjeve nga zjarri, per shtratet e lumejve, per kanalet kulluese. Vete djeg, vete vuaj.