Importet e zarzavateve në Shqipëri vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke reflektuar një varësi të qëndrueshme nga tregjet e huaja për furnizimin me produkte bazë ushqimore. Të dhënat më të fundit tregojnë se muaji shkurt 2026 shënoi një nga nivelet më të larta historike, si në vlerë ashtu edhe në sasi.
Në total, gjatë shkurtit 2026 u importuan rreth 9.1 mijë tonë zarzavate, me një vlerë prej afro 578 milionë lekësh. Ky nivel e rendit muajin shkurt 2026 si të tretin më të lartë që nga janari i vitit 2005, duke konfirmuar një trend në rritje të importeve në këtë sektor.
Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, importet paraqiten në rritje si në vlerë ashtu edhe në sasi.
Rritja e importeve në muajt e dimrit lidhet kryesisht me mungesën sezonale të prodhimit vendas, duke detyruar tregun të mbështetet më shumë në furnizimet nga jashtë.
Por cilat janë vendet kryesore nga ku furnizohet Shqipëria?
Sa i përket origjinës së importeve, tregu shqiptar i zarzavateve mbështetet kryesisht te disa vende europiane dhe rajonale. Në muajin shkurt të këtij viti, Gjermania rezulton furnizuesi kryesor, me importe me vlerë 147.4 milionë lekë, ose rreth 25.5% të totalit. Në vend të dytë renditet Greqia, me 113.9 milionë lekë, që përbën afro 19.7% të totalit. Më pas vijnë Holanda me 64.3 milionë lekë dhe Turqia me 63.5 milionë lekë, ndërsa Serbia mban vendin e pestë me 44.5 milionë lekë. Këto pesë tregje përbëjnë së bashku rreth 75% të vlerës totale të importeve të zarzavateve në muajin shkurt.
Në shkurt 2026, çmimi mesatar i importit të zarzavateve rezulton rreth 63.5 lekë për kilogram, por në treg produktet u shitën shumë më shtrenjtë. Sipas INSTAT, domatja arriti në 202.5 lekë/kg, speci në 260.3 lekë/kg dhe kastraveci në 237.5 lekë/kg, të gjitha në rritje krahasuar me janarin. Kjo tregon se, përtej kostos së importit, çmimi final për konsumatorin rëndohet edhe nga zinxhiri i tregtimit deri në daljen e produktit në treg.
Malli qē blihet nuk kthehet.Problemi ēshtē se te ne vjen malli skaduar dhe me kualitet tē dobēt, nē disa raste dhe kancerigjen, ndērsa me mallin tonē nē eksport, qendron nē magazinat e tyre nëse ēshtē shitur i tyre, mē pas ose e kthejn mbrapsht me pretekstin e pesticideve ose ndryshojn vlerēn e mallit.Jemi tē detyruar tē pranojm kushtet e tyre.Paga minimale 500 000 lek nē vēndin tonē, ēshtē e barabart me 3000 euro rrogē nē vēndin e tyre.Kēshtu e ka llogaritur qeveria barazin evropiane.Pērsa i pērket çmimeve tē apartamenteve dhe vilave,me hipotek apo pa hipotek, jemi mē shtrenjt se nē BE.Ka apartamente qē ka 20 vite qē jan nē shitje, as qē interesohet njeri, pasi dashuria pēr apartamentin, ka njē peshqesh tritoli pas shitjes
popull dembel , edhe perime importon , kur ka diell gjate gjith vitit, hani mbetjet toksike te evropes
Sakt ..... Toka te pa punuara .edhe sikur per veten e tyre ti punonin do ja shikonin hajrin.... Ne rradhe te pare BIO , por ushqenin Familiet e tyre ..ose dhe me tutje , shitjen nese prodhojne me shume.... Ne Bote Rinia punojne , mbjedhin , jetojne ,nje pjese e mire nga prodhimet e shumta dhe i shesin.... edhe pse jane te punesuar , ose Studiojne... Ne Shqiperi Rinine si te Qytetit dhe Rinine e fshatit , ho burra shunica nper Restorante...
Çfare perimesh importoni nga Gjermania mor trimat e xha Jahos? Se ne qe jetojme ne Gjermani ushqehemi me perime te importuara nga Spanja.
turp
Per te ardh keq. Shkojne punojne ne bujqesi e blegtori ne Greqi, dhe tokat e tyre i lene djerre. Kuptohet ne vitet e para te emigrimit, por tani eshte e pakuptueshme. Megjithate edhe politika jone e pjerdhur nuk ndihmon bujqesine e blegtorine, sepse u intereson qe vetem disa te bejne leke me importet dhe te marrin pjesen e tyre.
Kur shteti nuk ka strategji per drejtimin e vendit por ecen me hamendje ndodhin keto cudi...blihen parime nga greqia dhe Germania fatkeqesite e shqipetareve nuk mbarojne nga drejtues idiote e klluone cirku...
nuk ka me skandal se sa shqiperia te importoj perime .........keto jane pasojat e nje politike gjakdhjerjane gerrko servi arrixhinji....