Më 27 nëntor të vitit 1978, në qytetin e Ballshit nisi punë një nga asetet kombëtare më të çmuara, rafineria e përpunimit të naftës. Një uzinë e cila u ndërtua në fushat e Mallakastrës për t’i dhënë jetë qytetit të Ballshit, por edhe për t’i ofruar Shqipërisë asokohe naftë, benzinë dhe nënprodukte të tjera.
Uzina funksionoi me të mirat dhe dobësitë e saj deri në vitin 2018, pra për 40 vite, duke punësuar mijëra naftëtarë e duke përpunuar miliona litra naftë, si dhe duke siguruar të ardhura ekonomike jo vetëm lokale, por edhe kombëtare.
Pas këtij viti, u theksuan edhe më shumë problemet me pagat e punonjësve për shkak të borxheve që patën administruesit privatë të uzinës, pas privatizimit të saj. Gjatë pandemisë së vitit 2020 u zhvilluan protestat më të fuqishme dhe grevat më rezistente nga naftëtarët, por asgjë nuk ndryshoi.
Fati i uzinës ishte shkruar që të shembej dhe nga një aset kombëtar, rafineria u shkri për skrap.
Nëpërmjet një reportazhi në emisionin “Hotspot” në A2 CNN, nga gazetari Armend Pire, u rikthye edhe njëherë historia e kësaj uzine, nga krijimi e deri te rrënimi i saj.
"Ky nuk ishte një kombinat që i shërbente vetëm qytetit tonë, vetëm naftëtarëve, por ishte një aset me të vërtetë kombëtar, shumë i rëndësishëm, i cili përdorej minimalisht në kohë krizash, çka sot e tregon edhe çmimi i hidrokarbureve në treg", tha Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve.
"Shiko, ne që ishim punëtorë të uzinës nuk na besohet ende. Nuk na besohet. Edhe në imagjinatat tona më të largëta nuk mund ta mendonim që të vinte kështu, sepse uzina e Ballshit ishte zgjidhja e të gjitha problemeve. Nuk kishte pse të futej vendi në një krizë kaq të thellë, kur ne e kishim mundësinë e zgjidhjes”, u shpreh Hëna Baraj, ish-teknologe në Uzinën e Ballshit.
"Rafineria mbulonte rreth 35% të nevojave të vendit në përpunimin e saj dhe dilte një naftë shumë cilësore, aq sa e kërkonin edhe parametrat e Parlamentit Europian, nën 10 ppm përqindja e squfurit”, tregoi Behar Osmënaj, ish-teknolog.
"Ajo uzinë jo vetëm Ballshin, por mbante pothuajse të gjithë Republikën në këmbë me atë naftë që dilte këtu në Mallakastër. Sot ne naftën e marrim 2500 lekë litrin. Pse ta marr unë naftën 2500 lekë litrin, kur unë në tokën time personale kam pesë puse? Kjo është poshtërsia më e madhe që u prish uzina e Ballshit”, tha i revoltuar Haxhi Hoxha, banor i Ballshit.
Privatizimi i Uzinës Në maj të vitit 2008 u hap gara për shitjen e 85% të aksioneve të ARMO-s (Albania Refining and Marketing of Oil). Në procesin e privatizimit u interesuan 20 kompani, nga të cilat vetëm 4 paraqitën oferta. Konsorciumi “Amra Oil” i përbërë nga “Anika Enterprises
Uzina e Ballshit nuk duhej të prishej. Por edhe po të punonte, çmimi i benzinës do ishte po kaq sa është sot. Ja, Ametiks e Kanadaja prodhojnë naftë më shumë seç konsumojnë, por benzinën populli e blen me çmim ndërkombëtar! Jemi në ekonomi tregu. Mendësia enveriste ju pengon ta kuptoni. Uzina e Ballshit do sillte sot shumë të ardhura për pronarin e rrjedhimisht edhe për shtetin. Kaq!
Ne te gjithe Boten edhe shtepite e ndertuara para Luftes te dyte, kane qene te domosdoshem per Renovim dhe i jane dhe dhe behen Renovime edhe en ditet e sotem.. Ne shqiperi te gjitha Fabrikat qe nuk ishin ne ate gjendje ! i shiten ! milionat dihen tani se kus shkuan ! se mos shiten vetem Fabrikat ! la gje ata drejtues me dy gishat pa shitur nga pasurite e shqiptareve, qe secili shqiiptare eshte i prekur nga pasurite ...e ndertuara me djersen dhe mundin e sicilit edhe nga ana Ekonomike.. Dy gishat larte vazhdojne akoma ti ngrejne njerezimi nje rreth i vogel , pa ditur vraskje demet qe i jane bere shqiperise..
Tane perpjekjet (uzina, fabrika) qe u bane ne kohen e Enverit, ishin si traktori i pare i Uzines Dinamo. Pershkoi vetem 25 metra dhe u shkatrrua nga pesha e vete, pa pasur plugje mbrapa. Hekurudhat nje kalimshe. Rruget automibilistike nje kalimshme. Bagtite e konfiskuara, tufzuara malet bosh dhe pa rruge qe i ruanim si fortesa kur te sulmoi armiku.' Deshi zoti' armiku nuk sulmoi por komunistet nga frika i ulen pantollonat dhe thane po bajme 'demokraci'. E bene dhe 'demokracine', nuk arriten asgja e tash justifikohen me prishjen e fabrikave e uzinave. E kur populli shqiptare te behet i denje me vote se duhen votuar Hamit Matjanet, Alush Leshanaket, Xhaferr Devat, Xhone Markaxhonet, Halil Aliajt e mbreterorert, distanca per te arritur Evropen behet vetem me e madhe. Evropa po ju thote, vazhdoni REFORMAT e ju mendjen tek veprat e ndertuara me aksione vullnetare. Vullnetarisht (falas) i ndertuam, vullnetarisht (falas) do te shkonin ne xhepin e borgjezise se re te shitura ne forme skrapi qe neser te mos keni goje e te thoni: komunistet i vodhen. Si thonin me 1944 komunistet: Do ta bajme Shqiperine e Re. Ja te Re Fringo e kane bere perseri e ju nuk ju pelqene.
Si rafineria vajti e gjithë Shqipëria. Për skrap! Megjithatë të na rrojë demokracia me sistemin e hajdut të drejtësisë, mjekësisë, arsimit dhe kudo tjetër. Shkatërruam gjithçka të ndërtuar me aq gjak, vuajtje dhe mundime për 45 vjet, por tani të paktën kemi edhe ne disa multimilionerë duke filluar nga Shkëlzeini, Kastrati e kompani! Çfarë doni më shumë?!
"mendesia komuniste" ju pengon te shihni te ardhmen. Ishin "veprat komuniste" te gjitha fabrikat uzinat kombinatet, vreshtat, ullishtet, pyjet, ndaj u shkaterruan. Kane ngelur vetem hidrocentralet, veprat e fundit komuniste, ndaj ti shkaterrojme me zjarrin dhe force e shpirti te madh "patriotic". Vetem keshtu shohet perpara dhe arritje Jane "te medha". Ndaj therrisni bashkerisht "poshte komunizmit dhe veprat E tij". Lavdi shkaterrimit dhe krize. Pse... ka krize? Jo... Nuk na ka prekur akoma, sepse sic thone ca... filozofe komuniste, kriza con ne lufte. E ajo nuk ka shperthyer, eshte vetem lokal. Mbase kjo dite e "lumtur" vjen shpejte, sepse "paqja vjen nepermjet luftes"
Aset kjo kombetar eshte PD me mulin xhelon ,bellon,etj me nongrades ne krye e thone te gjith analistat.hapni televizorin dhe mesoni
Edhe sikur te ishte rafineria kostoja nxjerrjes e dhe e perpunimit te naftes do ishte(edhe kur ka qene ne pune) do ishte shume e larte e padyshim edhe cmimi benzines do ishte me i larte se eshte sot.Ndaj nuk kishte as kush ta blente me perjashtim te "banditeve" te lidhur me politiken.Eshte per tu habitur me komentet gazetareske feminore e dashakeqese shqiptare qe nga padijenia nuk interesohen per te verteten.Ne cdo vend te botes qyteteruar uzinat e perpunimit te naftes kan kosto prodhim e perpunim nafte shume me te ulet se ish rafinerit shqiptare e jane baza ekonomike kombetare padiskutueshme.Por do ishte mire besoj te ruhej e mirembahej per raste shume me emergjente se kjo e tanishmja.