“Ku shkon hiri i Kurum?”, ambientalistët: Sasia dhe destinacioni i lëndëve toksike ndër vite mbetet i panjohur

29 Gusht 2024, 17:34Sociale TEMA

“Ku shkon hiri i Kurum?”, ambientalistët: Sasia dhe

Për vite me radhë pluhurat e çliruara nga oxhaqet e Kurum kanë helmuar qytetin e Elbasanit.Kanë qenë ambientalistët ata që shumë herë ngritën alarmin për vendosjen e filtrave pasi pluhurat e çliruara në ajër kishin mbetje të rrezikshme.

Ambientalisti Ahmet Mehmeti shprehet: “Vendosja e filtrave domethënë  se ato pjesët e rrezikshme që hidheshin në ajër, e kapin, e trajtojnë, e ambalazhojnë dhe e çojnë diku”.

Vendosja e filtrave që u duk sikur shpëtoi qytetin e Elbasanit nga mbetjet kancerogjene, thjesht e zhvendosi problemin. Tashmë këto mbetjet kapen nga filtrat dhe paketohen. Sasia dhe destinacioni i tyre disa vjeçar mbetet i panjohur.

“Këto mbetje që kapen nga filtrat janë të dëmshme, të shumtat kancerogjene. Ne nuk dimë këtë. Ku është destinacioni i fundit i tyre?”, shton Mehmeti.

Kurum vijon të heshtë për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, skandal i cili ka marrë përmasa ndërkombëtare e po ashtu hesht institucioni përgjegjës, Agjencia Rajonale e Mjedisit.

Top Channel

3 Komente

  1. 1
    1

    Cudia me e madhe tre dite zgjat.Kurum eshte kocke e forte dhe do ta mbylli kete histori e do dali pa lagur.E ka lyer rroten aq shume sa sthuhet.Kjo klase politike e degjeneruar nuk pyet per kete vend se e din qe ne fund pleqerimin do e bejn diku jasht ku kane cuar dhe pasurite

    Përgjigjjuni
    1. N
      Neri

      O kurvat e mutit ambientaliste.perse ore tani kujtoheni ju se ku vajten keto mbeturina.Nga kush prisni pergjigje ta merni ju vesh; nga une bariu i 23 deleve qe ruaj ne Krrabe.Harram dhe kancerogjen u befshin ne familjet tuaja ato para qe merni nga taksat e ketij populli.Nuk e kini mendjen te shendeti popullit por te shkoni nen ballkonin e Sali Berishe ose te duartrokisni per Edi Ramen.HARRAM.

      Përgjigjjuni
      1. t
        te mallkuar nga historia

        Po ku ka shkuar hiri i truve te djegura te piktorit, qe ka bere te heshturin dhe te verbrin m,ental, duke i lene djemte e Babes se tij, te helmojne shqiptaret, te perlajne hidrocentrale dhe te mbushin thaset m,e para.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje