Kumbaro në Sarandë për javën e riciklimit: Shembull për mbrojtjen e mjedisit dhe projekt që u sjell të ardhura bashkive

23 Prill 2022, 15:33Sociale TEMA

Kumbaro në Sarandë për javën e riciklimit: Shembull për

Në Ditën e Tokës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte në Sarandë, në përmbylljen e aktivitetit njëjavor "Saranda riciklon".

Në 6 kosha të vendosur në shëtitoren e qytetit, qytetarët e Sarandës shprehën ndërgjegjësimin e tyre duke grumbulluar mbi 5000 shishe plastike të cilat nuk përfunduan në det.

Në mesazhin e saj, ministrja Kumbaro iu drejtua fëmijëve që kishin organizuar një ekspozitë artistike me materiale të riciklueshme, duke theksuar se ky është rasti kur ata edukojnë të rriturit.

"Unë them sot që fëmijët do të na edukojnë ne sepse është e vetmja mundësi që të ndryshojmë mentalitet, të ndryshojmë mendësi dhe ca zakone që lidhen me çka bëjme ne me tokën, mbeturinat. Si e ruajmë ne ajrin, tokën, lagjen, qytetin? Unë isha pak skeptike kur filloi ky projekt në shtator, nëse bashkia do të arrinte të mblidhte plastikën kështu siç është mbledhur në këto kosha, e më pas ta shiste për të marrë para të tjera e për t'i përdorur po prapë për bashkinë".

Në event, edhe kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma tha se kjo nismë do të vazhdojë në qytet, me mbështetjen e GIZ dhe Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit.

Sipas përllogaritjeve, riciklimi i këtyre materialeve plastike kursen 750 litra naftë dhe 350 litra vaj.

Nëse vetëm këto 6 kosha do të mbusheshin çdo ditë me material për riciklim, të ardhurat që do të mund të gjeneronte bashkia do të ishin rreth 1 milion lekë në vit. Promovimi i këtij modeli riciklimi ndihmon gjithashtu në uljen e volumit të mbetjeve të cilat rrezikojnë mbushjen e shpejtë të landfilleve.

4 Komente

  1. V
    Vito kermilli, shoku i Nikos

    Nga Tiranda ne Sarande per te bere nje foto ministrja perkthyese qe e kalon gjysmen e mandatit per te kuptuar me cfare pune merret ministria qe ajo drejton

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti i Porcelanit

      Pensionistja Mirela Kumbaro dhe aktivistjet e Rinise e Pioniereve Shqiptare Bora Muzhaqi e Edona Bilali jane kreanaria e Qeverise Rama 3. Asnje minister nuk ka nevoje te punoje ne Shqiperi, se per ta punon Perbindeshi i Vicidolit Sali Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njaziu nji ish student paralel me ministren

        Pensioniste s'mundet ti thuash Ministres Kumbaro .Eshte goxha e mbajtur dhe ka nji zan qi kumbon mjaft seksi ,per hir t vertets . Nuk m duket e keqe ,si Ministre . Rama duhet me ken bash boll i knaqun me aftesite e sajna ,por si Edukatore Kopeshti mu m'duket ma e pershtatshme .

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fred

          I lumte znj. Ministre per punet qe ndjek. Nga te vetmit qe i kushton tere kohen problemeve te ndotjes se mjedidit. Dhe keta lomentues ne vend qe td perflasin dhe te hedhin balte mbi nismat e dobishme qe po merren, le te dalin te pragu i shtepise e te mbledhin plehrar qe vete i hedhin. Ta mbajme me te paster kete vend, se eshte i yni.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje