Kur dhe me çfarë udhëtojnë më shumë shqiptarët?

15 Nëntor 2024, 22:00Sociale TEMA
Kur dhe me çfarë udhëtojnë më shumë

Më shumë shqiptarë kanë zgjedhur të pushojnë jashtë vendit vitet e fundit, ndërkohë që pas nuk mbeten dhe destinacionet brenda vendit. Bregdeti gjatë periudhës së verës dhe Korça në dimër janë destinacionet më të preferuara.

Ndërkohë, ndër vendet me të preferuara jashtë janë Greqia, Italia, Spanja, Anglia, Turqia, Kosova, Gjermania dhe Mali i Zi.

Por në cilin muaj udhëtojnë më shumë shqiptarët?

Sipas anketës më të fundit të INSTAT mbi turizmin, përqindjet më të larta të udhëtimeve në vitin 2023 janë regjistruar në muajin Gusht me 14.9%, në Korrik me 11.5%, në Qershor me 10.4% dhe përgjatë fesatve të fundvitit me 11.9%. Nisur nga shifrat shohim se udhëtimet nga shqiptarët në muajin Dhjetor kalojnë dhe dy muajt e verës, pra Qershorin dhe Korrikun.

Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 4.14 netë. Nëse do të analizojmë më në detaj kohëzgjatjen e udhëtimeve sipas qëllimit në Shqipëri dhe jashtë saj, vërejmë se udhëtimet për “Pushime dhe kohë të lirë” kanë kohëzgjatje të shkurtër, brenda dhe jashtë vend. Ndërkohë, nga ana tjetër, udhëtimet për “Vizita te të afërm dhe miq” kanë kohëzgjatje të shkurtër brenda vendit dhe kohëzgjatje të gjatë jashtë vendit. Po ashtu, edhe udhëtimet për qëllime biznesi kanë kohëzgjatje të shkurtër, në Shqipëri dhe të gjatë jashtë saj.

Por cila është mënyra e transportit përmës të cilës udhëtojnë shqiptarët?

Rreth 3.88 milionë udhëtime janë kryer nëpërmjet transportit rrugor, të cilat përbëjnë 88.1% të të gjithë udhëtimeve të kryera në vitin 2023. Rritja më e lartë është regjistruar në transportin rrugor me 1.8 pikë përqindje. Më i preferuar është transporti me makinë private, ndërkohë që transporti ajror zë 10.6%, ndërsa ai ujor rreth 1.2%.

2 Komente

  1. S
    Shpresojme qe nje dite te jene ne Hene !

    Ja psh qytetari me pseodonim " THUPRA " qe quhet shtetasi PANAJOT KRISTO LOLI ka udhetuar gjithmone me ILIR DAKON dhe TRIUMF DYRMISHI ...... pretendojne qe nje dite do te udhetojne dhe me Anijen kosmike ! larte ne Hene....le te shpresojme ! Ndersa qytetari me pseodonim " STUDENTI " qe quhet shtetasi VOLTAN LUAN REXHEPI pretendon dhe ky qe do ti bashkohet qytetareve te me siper dhe do te udhetojne sebahsku me Anijen kozmike ne Hene.....

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje