VIDEO/ Reshjet e para të dëborës në Korçë, zbardhet pika turistike e Dardhës

15 Nëntor 2024, 21:22Sociale TEMA
VIDEO/ Reshjet e para të dëborës në Korçë,

Pasditen e kësaj të premteje në Korçrë kanë nisur reshjet e para të dëborës. Si çdo vit, fshati turist i Dardhës është i pari që zbardhet nga manteli i bardhë. Këto janë reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, të cilat njoftojnë se erdhi “zyrtarisht” dimri.

Mësohet se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit. Aktualisht reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.

Lini një Përgjigje