U kujdes si ta kishte baba, i moshuari italian i lë pasurinë shqiptares. I biri që e braktisi ia vjedh

14 Nëntor 2024, 21:20Sociale TEMA
U kujdes si ta kishte baba, i moshuari italian i lë pasurinë

Një histori e pabesueshme vjen nga Italia.

Një gazetar i njohur italian në Treviso ka përfunduar në gjykatë pasi akuzohet për përvetësim të parave. Sipas asaj që shkruan Treviso Today, 64-vjeçari ka marrë rreth 322 mijë Euro dhe 2 celularë nga shtëpia e babait të vdekur. Por këto para nuk ishin destinuar për të. Në fakt babai i tij i ndjerë ia kishte lënë me testament një kujdestareje shqiptare, e cila ishte bërë për të si vajzë e tij.

Historia nis më 22 Dhjetor të vitit 2021, ditë kur babai i gazetarit u gjet i pajetë. 80-vjeçari ishte pensionist i pasur dhe prej vitesh jetonte vetëm. Prej kohësh ai ishte ndarë nga e shoqja. Divorci duket se ka qenë edhe arsyeja e mosmarrëveshjeve mes tij dhe djalit, i cili nuk kishte dashur që të kishte më kontakte me të atin.

Për shkak edhe të disa sëmundjeve, 80-vjeçari gjeti ndihmë tek një kujdestare shqiptare, banore në Spresiano. Shpejt, ajo u bë si anëtare e familjes. Në fakt gruaja jo vetëm u kujdes për nevojat e tij, por ata lidhën miqësi familjarisht pasi i moshuari njihte fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Shpesh të gjithë ata kalonin kohë sëbashku me 80-vjeçarin.

Në mëngjesin e 22 Dhjetorit të tre viteve më parë, vajza e shqiptares, e cila kishte qëndruar në shtëpinë e 80-vjeçarit italian i cili ishte bërë si gjyshi i saj, gjeti të pajetë trupin e tij. E tronditur ajo thirri të ëmën. Kjo e fundit vendosi të informonte edhe djalin.

Por kur gazetari arriti në shtëpinë e të atit, sipas asaj që ka dalë nga hetimi, rezulton se nuk ishte fare i interesuar për të, por nisi të kërkonte në sirtarët e shtëpisë për të gjetur çelësin që hapte derën e dhomës së tij të punës që qëndronte e kyçur. Pasi mundi të hapte dhomën, gazetari mbushi duart me gjithçka që gjeti. Bëhet fjalë për 320 mijë euro cash të cilat i ati i mbante në shtëpi.

“Nuk mund ta bësh këtë. Ato para më përkasin mua, ka një testament për këtë”, i tha shqiptarja gazetarit. Në këtë moment ajo vendosi të telefonte policinë. Por pasi numëruan paratë, policët ia lanë paratë djalit të tij, duke qenë se ishte njeriu i tij më i afërt.

Në 8 Shkurt 2022, testamenti u hap dhe u zbulua se shqiptarja kishte pasur të drejtë. Të gjitha asetet e 80-vjeçarit i kishin kaluar asaj, përveç një trashëgimie që ia kishte lënë një personi tjetër. Djali ngeli pa asgjë. Aty, shqiptarja iu drejtua një avokati dhe ngriti padi ndaj gazetarit. Por nuk ka asnjë gjurmë të 320 mijë eurove, një shumë që konfirmohet nga raporti i karabinierëve. Gazetari pretendon se janë 70 mijë euro që pretendon se ka gjetur. Por prokuroria nuk e beson dhe e ka dërguar në gjyq.

6 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Pepino e mori sherbimin dhe .... ne fund te jetes ,dhe Familja e Shqiptares,pagesen per pune dhe kontributin e kryer . Te shfrytezosh krizen familjare per ti vjedhur pasurin kjo esht poshtersi ,sepse ADN e Plakut e ka i biri dhe jo pastruesja .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa emer

      Ne fakt koder Rresheni, po shkruan si nga Rresheni. Pasurine tij nje person nuk e ndan me ADN, por me deshiren e tij. Pasuria e vene nga vete personi, e vendos vete se kujt do ja leri. ne kete rast ia ka lene sanitares, ose kujt te donte ai. Pasurine e ka ai/ajo qe le personi me testament. Femija nuk ka kryer detyren qe i takon ndaj prinderit, keshtuqe s,ka pse merr pasuri.

      Përgjigjjuni
      1. e
        edmond( koder rreshen)

        Po mor Zotri "ti ke drejt" dhe po na shkruan ne emer te ligjit te cilin e percakton Politika, (e cila i ndryshon vendimet sipas kohes dhe situatave),dhe me vendim Gjykate, ka ndodhur qe pasuria ne miliona Dollar ti kaloj edhe Qenit qe kishte pasur i ndjeri,por kjo nuk esht Njerezore sic mendojm ne nga Rresheni ,por esht Shtazore,(dhe epshore) sic mendoni ju PA EMER ! Un po shkruaj ne ate qe ka formu krijesa, natyra, ADN e Njeriut ,ku ne mijra vite Njerzit e lan trashegimin e tyre tek Familja per tu trashegu ,nuk ja lan as Sklleverve, as Hyzmeqarve ,as Prindit 1, dhe as Prindit 2 ,ku sic duket bekeni edhe ju pjes, perderisa nuk e dini se nga anoni ,dhe kush jeni ....PA EMER !

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parruca

          Po mire mo Edmond, a eshte njerezore per nje femije qe mos tja shohi syte prindit dhe kur te vdesi te kujtohet te shkoje per te vjedhur kursimet e tij? Kjo kujdestarja me siguri qe eshte paguar cdo muaj per punen e saj, dhe sigurisht nuk ka pse te pretendoje me shume. Por i ndjeri me sa kuptoj nuk ka marre thjeshte sherbimin per te cilin ka paguar por edhe ngrohtesine njerezore, ku femijet e kujdestares e trajtonin si gjysh. Ate qe nuk i dha i biri, pra gjaku i tij ne vitet e fundit te jetes ja dhane disa te huaj, pa lidhje gjaku. Per kete arsye dhe ai i ka futur ne testament. Nuk ka te beje as me ligjet apo politiken por me vullnetin dhe deshiren e te ndjerit per t’ja dhuruar njerezve qe i dhane dashuri dhe ngrohtesi ne vitet e fundit te jetes.

          Përgjigjjuni
        2. S
          SOKRATI

          Ai djali i pensionistit të ndjerë ka nevojë për një dru në prapanicë! Ai nuk e pa me sy babain, kur ishte gjallë, nuk e donte! Ai i donte paratë babës! Çfarë bastardësh, racë e degjeneruar, njerëz pa shpirt ka kjo botë! Testamenti i plakut të mençur bën punë të pastër. Kujdestarja meriton dhe do të marrë pasurinë sipas testamentit.

          Përgjigjjuni
          1. e
            edmond( koder rreshen)

            Ne pak rrjeshta te ketij shkrimi,te lind shum pikpyetje,se ku anon e drejta ??? Nga e dinte Vajza se cfar ka shkruajtur ne testament i ndjeri ?! Ne pun ishte Mamaja e vajzes tek i ndjeri,si ka mundesi qe Vajza e te punesuares jetonte tek shtepija e Pepinos dhe jo tek e saja ?!!! Djali i Breshkaxhiut (Gazetari) u zu me te Jatin per prishjen e Familjes ne Pleqeri.... kush ja mori ment Pepinos ?! Ne i kemi Femijet ne shtepi e mbyllim deren me qeles,dhe qohemi 100 her naten,per te pa se mos na kan hik ne disko nga dritarja,jo ma ti lejm femijet te jetojn me dike tjeter,aq me teper vajzat ! Vijm nga nje vend Komunist dhe u rritem me parullen Staliniste ,kontrollo beso ...o Popull .

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje