“Dezinformimi nga vendet armiqësore” – Braçe: Kemi një listë mediash online e tradicionale që bien pre

13 Nëntor 2024, 18:43Sociale TEMA
“Dezinformimi nga vendet armiqësore” – Braçe: Kemi

Kreu i Komisionit të Media Erion Braçe tha se në Kuvend ka mbërritur një listë me media online dhe ato tradicionale që bien pre apo vihen në dispozicion të vendeve që i quajti armiqësore.

Gjatë raportimit të kreut të AKSHI-t Karçanaj e shefes së SHISH-it Vlora Hyseni, socialisti tha se vendi do duhet të hyjë në rrugën e formalizimit të medias duke qenë është i zbuluar për sa i përket dezinformimit e ndërhyrjeve armiqësore.

“Na vjen mirë që të gjitha institucionet janë ndergjegjësuar sa I takon sulmeve kibernetike dhe po shpenzohet vecanërisht në teknologji dhe burime njerëzore për tu përballur me këtë fenomen. Nga pikëpamja e legjislacionit ne jemi komplet të zbuluar, nuk gjen asnjë ligj që të adresojë dezinformimin, ndërhyrjet malinje.

Dhe do të duhet të hymë në këtë linjë, edhe të formalizimit të medias. Unë po ju referoj ekspertëve të SHISH që kanë bërë këtë analizë. Në informacionin që ka ardhur pranë Komisionit të Posaçëm të Kuvendit ka një listë të gjatë që bien pre, ashtu sic ka dhe një listë të gjatë tjetër që vihen në dispozicion. Media online që vihen në dispozicion. Apo media trandicionale audiovizive që bien pre e një dezinformimi se nuk bëjnë atë që është themelore verifikimi i fakteve” – tha Braçe.

3 Komente

  1. J
    Jorgo

    nuk bien pre jo, por jane te shitura

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Brace ka te drejte, Armiku i jashtem akoma jeton gjalle ne trurin e bolshevikeve te regjimit te Rames.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Veproni ose qepeni

      Bejeni publike listen me reklama te dedikuara, ndryshe heshtni se jeni frikacake edhe ju. Reklamimin e listave bejeni me taksat e popullit, por bejeni aman.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje