Në Vlorë, 1 në 5 familje është e përbërë nga një person - Rreth 4.3% e popullsisë totale në Shqipëri jeton vetëm

12 Nëntor 2024, 21:20Sociale TEMA
Në Vlorë, 1 në 5 familje është e përbërë

Normat e ulëta të lindshmërisë, lëvizjet migratore dhe emigratore, si dhe rritja e numrit të vdekjeve kanë sjellë ndryshime të theksuara në strukturën familjare, raporton Censi i vitit 2023.

“Scan Intel” analizoi të dhënat e detajuara të raportit, për të kuptuar se në cilat qarqe ka më shumë familje me vetëm 1 anëtar. Shifrat tregojnë se 4.3% popullsisë totale jeton vetëm. Por si paraqitet situata në qarqe?

Analizuar në nivel qarku, Vlora dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të ngjashme përsa i përket numrit të njësive familjare me vetëm një anëtar. Konkretisht, në Vlorë afro 19% e totalit të familjeve kanë vetëm një anëtar, ndërsa në Gjirokastër kjo shifër arrin në 16.37%. Këto janë dhe dy qarqet me numrin më të lartë të familjeve me vetëm një person. Shkodra renditet e treta me rreth 7,600 familje një-anëtarëshe, e ndjekur nga Korça me rreth 7,800 të tilla.

Edhe qarqet e Durrësit dhe Fierit kanë përqindje të larta të popullsisë që jetojnë vetëm, respektivisht me 13.4% dhe 13.3%, ndërsa në kryeqytet mbi 40,000 familje janë me vetëm një anëtar.

Në të kundërt Berati është qarku me normën më të ulët të familjeve, struktura e të cilave përbëhet nga një anëtar i vetëm . Në këtë qark vetëm 0.34% e njësive familjare përbëhet nga vetëm një individ.

Ndërkohë, në Elbasan, Dibër dhe Kukës, struktura familjare dominohet nga çifte të martuara ose bashkëjetues, shpesh me fëmijë, duke ruajtur bërthamat tradicionale të familjes. Për disa familje në këto qarqe, një strukturë e zakonshme është edhe prindi i vetëm me fëmijë.

Nga ana tjetër, rezulton se në të gjithë vendin numërohen rreth 64,000 persona mbi 60 vjeç që jetojnë tërësisht vetëm. Kjo shifër pasqyron një realitet social të vështirë për këto të moshuar që përballen me mungesen e pranisë së anëtarëve të familjes pranë tyre.

3 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O gazetar i Gazetes Tema , hajde ne Itali dhe shiko se sa pleq dhe plaka jetojne vetem .Mos shkruani broçkulla kur nuk jeni te sakte ne shkrimet tuaja , o gazetaruce po i nxirni bojen kot vetes tuaj .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Per vendin "E shqiponjave" nuk ka problem fare "rritja e popullsise". Problemi eshte shqetesimi per Turqine apo Sh.B A-te mos pesojne Ata renie popullsie. Albanistane mis ki Frike Se ke "Djemte" ne Amerike. Keshtu eshte kur bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve,Muhipeve etj duan tu rrembejne pronat Kaurreve te Derrit. Prisni dhe pak se do you vijne tjou bejne Shurren Arabet vellezerit e Musllumaneve ne Varret e gjysherve tuaj. Zoti eshte i Madh. Ketu paguhen te gjitha.

      Përgjigjjuni
      1. e
        erjola e bija e flamurit dhe teutes dashnorja e ar

        Shkodra renditet e treta me rreth 7,600 familje një-anëtarëshe, e ndjekur nga Korça me rreth 7,800 të tilla. dmth vendi i 4rt me shume se vendi i 3te hahahahah ca media super organizate

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje