Drejtoresha e e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, mbajti një fjalim në Komisionin “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
Vlora Hyseni tha se digjitalizimi dhe avancimet në teknologjinë e informacionit përmes platformave online në tërësi të rrjeteve sociale, përveç se avantazhe ka sjellë sfida të reja për sigurinë e institucioneve në vend. Drejtoresha e SHISH tha se këto sfida të reja nuk mund të adresohen vetëm nga një institucion.
Vlora Hyseni: Digjitalizimi dhe avancimet në teknologjinë e informacionit përmes platformave online në tërësi rrjetet sociale përveç avantazheve që sjellin në ofrimin e shpejtë dhe informimin të qytetarëve, rritjen e transparencës të publikut, ndërveprimit social, në këndvështrimin e sigurisë po përdoret për fushtata dezinformuese dhe kanë amplifikuar potencialin për shfrytëzimin e tyre për dezinformacion.
Dezinformimi në këndvështrimin e shërbimit të inteligjencës siç është shërbimi informativ i shtetit në dallim nga keqinformimi karakterizohet nga dallimi dhe shpërndarja e qëllimtë e një informacionitë caktuar me një synim të caktuar për të cënuar sigurinë kombëtare, për të shkaktuar destabilitet, për të cënuar sigurinë e informacionit, sigurinë ekonomike, sigurinë shëndetësore dhe si e tillë paraqitet dhe në strategjinë e sigurisë ndërkombëtare e miratuar me ligjin 12/ 2024.
Përdorimi në shkallë të gjerë i hapësirave online dhe teknologjitë e avancuara të komunikimit përveç avantazheve sjellin sfida të reja të sigurisë të cilat nuk mund të adresohen nga një institucion i vetëm. Ky ekosistem digjital po shfrytëzohet nga dimensione në rritje të vendeve kundërshtare në sisteme demokratike.
U cmenden shqiptaret e patru nga mediat sociale te cilat sot, te pa rregulluara e jashte kontrollit, jane armiku i njerezimit. E ardhmja i perket Kines dhe tere shteteve te tjera qe nuk lejojne rrjetat sociale te terbojne miletin duke e helmuar ate me teori konsoirative e te paverteta. E ardhmja sociale e Perendimit po degjeneron keq fare. Popujt e Perendimit po shplahen nga trute. Zoti na ndihmofte te reflektojme sa nuk eshte fare vone. Jotonim me mire kur kishte vetem Skype.
Nje njeri qe rrjetet sociale i shikon si rrezik ne vend qe ti shikoje si shans nuk e meriton ate post drejtues qe ka, tung.