VIDEO/ Konfliktet për pronat, gazetarja Anila Hoxha raporton shifrat tronditëse para Komisionit Parlamentar

13 Nëntor 2024, 12:12Sociale TEMA
VIDEO/ Konfliktet për pronat, gazetarja Anila Hoxha raporton shifrat

Shifra shqetësuese të konflikteve për pronat në Shqipëri janë bërë të ditura nga gazetarja Anila Hoxha gjatë një seance në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Bashkëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të Ligjit.

Hoxha raportoi se 185 persona kanë humbur jetën si rezultat i konflikteve për pronat, një numër tronditës që nxjerr në pah problemin e dhunës dhe mungesës së zgjidhjes së drejtë të çështjeve pronësore në vend.

Sipas gazetares, situata paraqitet edhe më e rënduar nga fakti se rreth 12,000 padi për konfliktet mbi pronat janë ende në pritje të zgjidhjes.

1 Komente

  1. s
    sapa

    Edhe sa do vriten?perderisa nuk ka filluar akoma berja e shtetit keshtu do shkoje!Ju mbani statistikat!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje