E tërhoqi zvarrë dhe e ofendoi, flet e moshuara që u dhunua nga djali: Ishte i dehur, e kam falur për gjithçka! Të lirohet nga burgu

15 Nëntor 2024, 15:10Sociale TEMA
E tërhoqi zvarrë dhe e ofendoi, flet e moshuara që u dhunua nga

Një 48-vjeçar, i identifikuar si Alban Mansaku, është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e dhunës në familje.

Mansaku është vënë në pranga pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se ka dhunuar, ofenduar e ka tërhequr zvarrë nënën e tij.

E moshuara ka rrëfyer se marrëdhënia me djalin ka qenë e mirë dhe se të dy jetonin në të njëjtën banesë, por me hyrje të ndara.

Nëna e 48-vjeçarit në intervistën për “Me Zemër të Hapur” kërkon që djali i saj të lirohet nga burgu.

Ajo thotë se i biri ishte i dehur mbrëmjen që ndodhi ngjarja dhe se e ka falur për gjithçka.

“Unë vuaj nga shumë sëmundje. Jam keq nga të gjitha gjërat. Dola një natë atje së mërdhiva, çuni më thoshte hajde brenda.

Hajde brenda se do mërdhish, kështu më thoshte çuni, se kalamajtë i kanë ikur. I kanë ik në Itali fëmijët. Ky i futej ndonjëherë rakisë. Çunin e kam të mirë.

Kalamajtë ia kam pas të mirë…Ai më thoshte mua çohu, unë nuk ngrihesha. Dola vetë jashtë se mu ndalonte fryma. Për të marr ajër. Edhe unë nuk jam e urtë dhe çuni gjithmonë më bënte yzmet.

Erdhi policia dhe i thashë e ka hedhur komshiu videon, ka vënë kamerat dhe it ha çuni mos i vendos kamerat që të shohë pallatin tim. Ka pas pi raki”, tha e moshuara.

2 Komente

  1. U
    Une, ti, ne.

    Sa me vjen keq! NENE PRIND. Gjithçka per femijen pavarsisht moshes dhe huqeve qe ka femija.

    Përgjigjjuni
    1. v
      visi

      Ah nënat e shkreta çfar zemre kanë,e lindi e rriti u bë burrë dhe vë dorë te nëna mor plerë Zoti të dënoftë se njerëz të tillë nuk duhet të jetojnë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje