Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri? Dominojnë meshkujt në të gjitha qarqet, përveç Tiranës

14 Nëntor 2024, 21:30Sociale TEMA
Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri?

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amtare, ndërkohë që 37,033 qytetarë flasin të paktën një gjuhë tjetër dhe 13,719 prej tyre flasin disa gjuhë të huaja.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesa prej të anketuarve flasin disa gjuhë të huaja në nivel qarku. Sipas përllogaritjeve  Gjirokastra rezulton të ketë më shumë individë që flasin të paktën  një gjuhë tjetër ose disa gjuhë të tjera. Konkretisht, nga 60,013 të anketuar, 15.7% janë njohës dhe folës të gjuhëve të huaja.

Më pas renditet qarku i Kukësit me  afro 2,600 individë që zotërojnë gjuhët e huaja ose 4.1% të totalit të personave që janë pjesë e anketimit. Po ashtu, Dibra dhe Korça kanë një përqindje të konsiderueshme të personave që flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha amtare me 2.4% dhe 2.2% respektivisht. Ajo çfarë bie në sy gjatë përpunimit të shifrave është se Tirana, renditet në vendin e 7-të pas Vlorës dhe Durrësit.

Shifrat thonë se në Vlorë dhe Durrës kemi 1.9% dhe 1.7% të personave të anketuar që flasin apo njohin gjuhët e huaja, ndërkohë në kryeqytet kjo përqindje reduktohet në 1.2%. Në qarqe si Gjirokastra, dhe Korça individët janë të prirur të ndjekin dhe studiojnë disa gjuhë njëkohësisht.

Në të kundërt, në Fier, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Elbasan përqindja e personave që flasin gjuhë ndërkombëtare është më pak se 1% në secilin qark respektivisht. Në fakt, përqindja e atyre që flasin këto gjuhë është minimalisht 0.3% dhe maksimalisht 0.8%, pra një përqindje ndjeshëm më e ulët krahasuar me qarqet e tjera.   

Por si paraqitet hendeku i njohurive të gjuhëve të huaja mes femrave dhe meshkujve shqiptarë? Në të gjitha qarqet e vendit, përveç Tiranës, meshkujt prevalojnë ndaj femrave përsa i përket njohurive në gjuhët e huaja . Ky hendek është më i thelluar  në Kukës dhe Vlorë, kjo edhe për shkak të emigracionit të lartë, sidomos në qarkun e Kukësit. Në të kundërt, në kryeqytet janë dyfish më shumë femra se meshkuj që zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj ose disa të tilla.

4 Komente

  1. B
    Berti

    Pirdh o mece pirdh. Me tirane te gjith te rinjte flasin anglisht dhe nje pjes e konsiderushme e moshave te medha flasin italisht. Mua psh sme kan pyetur per gjuhet.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashiku

      Po pra?? Ça dreq të dhënash janë kto??!!! Pastaj tani që kujtohem ai tipi i Censusit as mua nuk ma bëri fare si pyetje ktë punën e gjuhës të huaj... Po turpi më i madh këtu është që i kanë publikuar si të dhëna edhe nuk i është ndezur llampa fare që janë komplet gabim... Imagjino ça populi mbajm me buk tr INSTAT o Zot o Zot

      Përgjigjjuni
    2. M
      Miklovani

      Eshte mese e drejte per Tiranen , arsyja eshte se qytetaret e Tiranes qydh nga viti 1990 me ambasadat e anijet u larguan , e u zevendesuan nga maloket e fshataret injorantē , keta nuk dine Shqipen e jo me gjuhe te huaja ,

      Përgjigjjuni
      1. S
        S

        ME PARE FLISNIN TURQISHT ,,TANI ANGLISHT ,,,HAHA ALLAHUT I THON MAJ GOT ,,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje