"Maldivet e Shqipërisë", por Ksamili është një kaos i madh

16 Gusht 2023, 17:30Sociale TEMA
"Maldivet e Shqipërisë", por Ksamili është

Ksamili, një nga destinacionet kryesore të turizmit të bregdetit, është duke jetuar përgjatë gushtit kapacitete maksimale.

Vetë qyteza ka një shtim të kapaciteteve me gati 300 shtretër në raport me vitin e kaluar dhe të paktën 30% më shumë vizitorë.

Ksamili është këtë vit kopertinë e revistave europiane të udhëtimit, ka tërhequr vëmendjen e shumë influencuesve të botës së udhëtimit, si dhe po promovohet së tepërmi në mediat sociale. 

Me qindra “reels” në Tik Tok e Instagram u frymëzuan nga Ksamili “ekzotik” këtë vit dhe kjo falë investimeve private të operatorëve, hoteleve, resorteve, agjensive të aktiviteteve të ujit dhe restoranteve.

Por ata që jetojnë në Ksamil tregojnë se investimet publike nuk janë në nivelin e këtij promocioni. Banorët dhe bizneset flasin për mungesa në infrastrukturë, ndriçim, pastrim dhe një kaos të vërtetë urban, kur qyteza shumëfishon kapacitetet.

Edhe vizitorët kanë çdo ditë vështirësi për të parkuar, për të shëtitur, për të gjetur plazhe apo për të zgjidhur nevoja më bazike siç është një bankomat.

“Jemi duke kërkuar për një çadër në plazh por çdo gjë është plot. Shumë e vështirë duket. Më parë u vështirësuam të vinim këtu dhe radha e mjeteve ishte 2 km. E patëm shumë të vështirë të parkojmë. Kjo është dita e parë por të shohim në vijim”, tha një turist.

“Çdo gjë mirë deti, çmimet, ushqimi. Parkimi është i vështirë këtu edhe shëtitja e pasdites dhe nuk kemi gjetur asnjë bankomat që funksionon. Të tjerat janë mirë, përfshi edhe çmimet”, tha një tjetër turist.

Ksamili po i jep ekonomisë shqiptare dhjetëra miliona euro nga fluksi turistik i jashtëzakonshëm i këtij viti. Qyteza e vogël në skajin më jugor të Shqipërisë është plot. Hotelet janë të gjitha të rezervuara me turistë, shumica nga Perëndimi që vijnë në këtë vend për bukurinë e plazheve, ishujt dhe natyrën.

Por Ksamili kërkon ndihmë dhe një pjesë të të ardhurave t’i rikthehen për të shtruar rrugët dhe përmirësuar infrastrukturën. Për t’i ndërtuar një shëtitore në breg të detit, Ksamili ka nevojë për një plan urbanistik sepse deri më tani gjithçka e ka arritur vetëm falë operatorëve turistike dhe bukurive të natyrës.(TCH)



16 Komente

  1. T
    Ton

    E gjithe Shqiperia eshte kaos I madh...por eshte atdheu yne, duhet ta ndihmojme te perparoje e te kete demokraci.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emisioni

      Psikoza verore shqiptare !! Jug jug e birra korca....vut.......te gjithe si derri ne lluce. Nje katrahure ne jug, e nje analfabetizem ne veri, dhe pluhuri ne maje. Pastaj vjen shtatori dhe kaosi rikthehet *qyteteve. Dhe gjithe kjo yrrja byrrja i reklamohet evropes si maldive e evropes.....edhe aman o europjan....hajdeni, se do ngeleni te kenaqur.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emisioni

        Psikoza verore shqiptare !! Jug jug e birra korca....vut.......te gjithe si derri ne lluce. Nje katrahure ne jug, e nje analfabetizem ne veri, dhe pluhuri ne maje. Pastaj vjen shtatori dhe kaosi rikthehet *qyteteve. Dhe gjithe kjo yrrja byrrja i reklamohet evropes si maldive e evropes.....edhe aman o europjan....hajdeni, se do ngeleni te kenaqur.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emisioni

          Psikoza verore shqiptare !! Jug jug e birra korca....vut.......te gjithe si derri ne lluce. Nje katrahure ne jug, e nje analfabetizem ne veri, dhe pluhuri ne maje. Pastaj vjen shtatori dhe kaosi rikthehet *qyteteve. Dhe gjithe kjo yrrja byrrja i reklamohet evropes si maldive e evropes.....edhe aman o europjan....hajdeni, se do ngeleni te kenaqur.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tung

            Shqiptaret jane ato qe vuajne nga turizmi masiv. Rriten cmimet e shtepive hoteleve taksat Rriten ushqimet transporti sherbimet cdo gje nderkohe qe rrogat mbeten mizerje. Dhe kundes se qe kte vit 90% e shqiptareve nuk pervollijne dot nje jave pushime ne jug. Le te vijne ta blejne e ta shijojne te huajt vendin tone dhe okigarket e ndertimeve se ne jemi bere sherbetore ne shtepine tone. Tung

            Përgjigjjuni
          2. a
            aa

            po cfare maldive mor aman, nje pellemb vend... bith me bith te gjithe aty ske hapsire fare se per privacy as behet fjale....

            Përgjigjjuni
            1. O
              Organizimi /Planifikimi eshte pun Qytetaresh Intel

              Shiten lopet e blen skafe i thon ksaj . Cfar mundet te boj me shume nji fshatare sarande apo tjeter i ardhur aty ,pa pasur nji Shkolle Turizmi e di se Turizmi nuk Konsiston ne Babezi por ne Rregull qe te gezoj Turisti Plazhin si Njeri .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Papuli Pali - Kari

                Kush do ta regulloj Ksamilin - Haxhi Qamili. Mos komentoni ju Greke bythqira se 80 evro nuk jepet kete muaj.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Adi

                  Ca maldive leshi. Maldivet jane 100 here sa ksamili. Ksamilin e prishen katunaret barkthate e shpirtvegjel

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    altin

                    fiks

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Maldivet e plerave

                    Ksamili Maldivet e Shqiperise :O? Ksamili nje plere e madhe me ndertime informale byrektore e qebaptore si kandahar! Ksamili dikur ishte Maldive, por diten qe vune kembe horrat e shkaterruan. Ah nese keta i referohen plazheve me post-bllok mbase, por aty cadren vetem e keni 500€ dhe prap je izoluar e s’ke ku shkon se perfundon ne zgeqet informale.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shezo

                      Duhet te merren me shum masa per rruget per parkimin per çmimet per pasertin per gjith cka se ketu ne shqipri po nuk pati infrastruktur esht kot te merren te gjitha masat nga shteti dhe vitin tjeter te kemi me shum sepse esht para kolosale cdo vite me qundra mln euro magjino cfare mund te besh cdo vit kur ikemi mundsit te gjitha fale zotit na ka dhen vende te bukura me plaxhe nuk jemi te zot ta shfrytzojm

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Enea

                        Une nuk kam bere asnje dite pushim. Shume shtrenjt

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shkodrani

                          ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????o sa kom qesh! Maldivet e leshit....

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Idioti

                            Turizem serash se gjysmen e kohes ekalon ne makine e rrezet I merr nga xhami

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              LINDA

                              Po i ritet cmimet nuk ju vihn mepo ulni cmimet pastroni plerat se tafmaja madhe jj leh pa fje me mire shune turist dhe cmimeg e ulta vihn prap she behni bisnes 100%pl i keni shtrejt do behni minus si vjet .Prandaj kujdes mos kerkoki te beheni miljoner brenda nates

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje