Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

20 Gusht 2025, 13:15Sociale TEMA
Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në

Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë me një projekt modern që do të transformojë rrënjësisht infrastrukturën arsimore.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim me mësuesit e kësaj shkolle.

“Në prag të çeljes së vitit të ri shkollor, me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër ndamë lajmin e mirë se kjo shkollë shumë shpejt do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, me një projekt modern, që do të transformojë rrënjësisht infrastrukturën arsimore të kësaj shkolle me traditë në kryeqendrën e veriut”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Shkolla “Ismali Qemali” është një nga shkollat 9-vjeçare më të mëdha të bashkisë Shkodër me një numër të lartë nxënësish, rreth 850, ndërsa në ambientet e saj është edhe kopshti me mbi 20 fëmijë.

 

1 Komente

  1. P
    Punetori

    Po ai kunji i madh aty si raketë nderkontinentale cfare eshte xhanëm , kupole kishte apo xhamije ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje