Manastirliu: Praktika dyfishe për mjekët e spitaleve që marrin Kartën e Autonomisë Manxheriale

29 Qershor 2023, 14:45Sociale TEMA

 Manastirliu: Praktika dyfishe për mjekët e spitaleve që marrin

"Mjekët specialistë do të kryejnë konsulta me pacientët edhe jashtë orarit zyrtar të punës, me incentiva që do të shkojnë deri në 30% të pagës”

Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi që lejon praktikat dyfishe të mjekëve specialistë, në kuadër të autonomisë spitalore. Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha: "Akti që ka kaluar sot, është vendimi për mundësimin e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi, të shërbimeve të konsultave ambulatore për pacientët jashtë sistemit të referimit. Ky është një akt, i cili i hap rrugën praktikave dyfishe për mjekët specialistë.

Të gjitha spitalet, të cilat do ecin përpara me modelin e ri të autonomisë spitalore dhe do të kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, do të kenë mundësi që të ushtrojnë instrumenta të tillë, sikurse është instrumenti praktikës dyfishe, që i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore, jashtë regjimit të punës, jashtë sistemit të referimit, për pacientë, të cilët, nëpërmjet instrumentit të krijuar, mundet të konsultohen me mjekun që duan, jashtë kohës së punës që mjeku ka me spitalin, duke u përcaktuar kështu edhe tarifa nga bordi i spitalit",- deklaroi Manastirliu.

Duke theksuar se ky instrument do të jepet vetëm për ato spitale që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, Ministrja Manastirliu tha se mbështetja financiare do të jetë deri në 30% të pagës bruto. "Mundësia që ne i japim mjekëve, që të kryejnë konsulta ambulatore jashtë regjimit të punës, i jep mundësinë atyre edhe për të patur një mbështetje financiare shtesë, e cila nuk e tejkalon masën e 30% të pagës bruto.

Këto janë instrumenta që i kemi vlerësuar të jenë pjesë e të gjithë instumentave që mbështesin autonominë spitalore, bazuar ne praktikat më të mira ndërkombëtare. Këto janë hapa, të cilat do të thellojnë më shumë reformën në sistemin spitalor, por mbi të gjitha, do të garantojnë një mbështetje më të madhe për mjekët, por edhe një akses të rritur të pacientëve jashtë sistemit të referimit, për të zgjedhur mjekun që duan, shërbimin që duan, në kohën që e duan", tha Manastirliu. Aktualisht, kartën e autonomisë menaxheriale e ka përfituar Spitali Memorial Fier, nga ku do të nisë edhe aplikimi i instrumetit të praktikave dyfishe për mjekët.

3 Komente

  1. M
    Martin

    Social Security duhet te jete ministri me vete, te sponsorizoje dhe te mbroje pacientet. Kjo do te thote qe edhe ne Shqiperi te aplikohet bonusi i sigurimit te cdo shtetasi, sic ndodh ne vendet demokratike te botes. Pacienti ne Shqiperi le te vizitohet ku te doje, ne dashte tek shteti, ne dashte tek privati. Keto masa qe doktoret te vizitojne jashte orroit te punes ne shtet jane anarshi, injorance te shtetareve te sotem, pasues te Enver Hoxhes, qe duan te ecin ne ":rruge te pashkelura", ne nje kohe kur bota demokratike ka te pakten 100 vjet qe po ecen ne fushen e trajtimit te pacionteve me sistemin e Social Security.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luzati

      Ky vendim eshte ne kundershtim me karten e te drejtave pacientit "cdo pacient mund te vizitohet ku ta shofi me te aresyeshme privat apo shtet.Keta po te duan vertet te ritet cilesia e sherbimit duhet tu thone specialisteve ne Spitalet Publike ,Ku doni punoni ? Privat -shkoni punoni full time atje.ShTET duhet punoni me kohe plote ketu .Dhe jo te delegoni merni pacientet ti coni ne privat?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pirro

        Turp, Turp Ogerta Manastirliu. Po e kthen sistemin shendetesor publik ne nje sistem privat. Cfare jet ti nese nuk je e korruptuar deri ne fyt ? Ose je kokrra e injorantes. Pse sepse/ nuk e kupton qe sistemi shendetesor publik financohet nga taksapagonjesit shqiptare nepermjet takses se shendetit dhe taksave te tjera. Atehere perse kerkon qe pacienti te paguaje perseri ne spital apo qsh., kur te kete nevoja shendetesore ? Detyrimisht keto qe po ben tregon se je jo vetem e kapur por edhe keqinformon qeverine me dokrrat e disa mjekeve te korruptuar .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje