Gazetari i njohur, Martin Leka, ka ardhur me një rrëfim të ndjerë në rubrikën “Galeri” në “E Diell”.
Nga historia e vështirë e familjes me 9 fëmijë në fshatrat e Lezhës, tek vitet e demokracisë, sulmi ndaj gazetës “Koha Jonë” dhe burgosja ku ndante qelinë me Fatos Nanon, Leka shprehet se periudha e vështirë të vuajtjes së dënimit i duket sikur ka ndodhur dje.
Burgosja për një shkrim
"Burgosja më duket se ka ndodhur dje. Unë dhe Frangaj jemi burgosur si drejtues të “Koha Jonë”. Në 21 janar para 30 vitesh botova një shkrim në Koha Jonë që bashkë me faksimilen e ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe urdhëronte heqjen e armatimit personal të oficerëve. Në këtë shkrim thuhej se çdo oficer sot peshon 2 kg më pak.
Unë isha në Gjadër, kishte ndodhur një vrasje dhe ma tregonte një oficer që kishte qenë i pranishëm në lokalin ku kish ndodhur vrasja. Dikush i tha “po ti që ishe këtu pse nuk ndërhyre me një të shtënë në ajër?”. Ai tha na i kanë hequr armët. Këtu ma kapi veshi dhe gjeta faksimilen. Ditën që do arrestohesha takova Dritëro Agollin dhe më pyeti “çfarë do bësh?”. “Do shkojë i thashë, do dorëzohem”. Mire, më tha".
Familja me 9 fëmijë
"Në 1955 nëna u dekorua me titullin “nënë heroine e klasit të parë” për rritjen dhe mirëedukimin e 9 fëmijëve. Është heroina ku gjithkush në këtë botë do ta dëshironte. Nëna vinte nga një familje e kamur, ka ardhur me pajë të jashtëzakonshme. Ne kemi vuajtur shumë historinë e dajave të mi".
“Ndaja qelinë me Fatos Nanon”
"Në burg me ndërruan 3 herë qelinë. Dy ditët e para ndenja me Hajredin Celikun dhe Llambi Gegëpriftin. Pas dy ditësh bie dera dhe me thotë “erdhe rrugaç?”. Edhe iku. Ishte Fatos Nano. Isha në zonën ku ishte Fatosi, Nexhmija dhe Ramizi. Dy net i bëra me ata. Pastaj bie dera. Ishte Ramiz Alia. Më tha “erdhe të ma bëje intervistën këtu?”. Po, i thashë. Para se të arrestohej, isha te ai për ti bërë intervistë, por më tha ‘do ta bëjmë më vonë’".
Nisa ta shikoja me èndje se mendoja se do tregonte dicka shume me interesante, por se si sikur mu be kur tha " Nena ime ka pas qene dekoruar dikur nga Kuvendi Popullor me motivacionin " Nene Heroine" por foton nuk e solla,( pse)por na torillisi kokèn me stèrgjyshin e dajave persekutuar ne Ustik,po pse o burre kaq frikacak ndaj mirenjohjes nuk kishim me durim..na lodhi ,dikur student e lexoja ,sot me la ndjesi ,pèrçartje
pak e çuditshme,Frangaj miliarder e ti Lek "proletar",a mos keni ndopak dozen e "penicilines" si xhins!nejse me te degjuara jane ,te shkuara e te harruara.
Edhe mua ajo shije me ngeli Kole,Preng, Kole,Ded,Pjeter...
Po shyqyr qe ata kriminelet. komunistet barabare te byrose me ne krye Ramizin e bene i çik BURG! Per kafe apo birra, pak rendesi ka. E pane edhe ata se çeshte Burgu ku e burgosen shqiptarin per 50 vite. Kurse per kte legenin , as ja vlen ta komentosh fare. Sa per Fatosin te jeni te sigurt qe ky SPAK me ate qe ka bere asokohe Tosi , do e kishte ngrene edhe me thelle!
Shoke , te njohur e te panjohur! Eshte fatkeqesi dhe turp te thuhet per Martin Leka : gazetari i njohur!Nje mbetes ne klase, thjeshte spiun i kohes, nje njeri shume i ceket! Medet ne dore te kujt ka rene gazetaria! E mjera Shqiperi!
Po duket qe ju "Tungèt", trungje ju gjeti e trungje ju la ai sistem sado qe ua solli mesuesit deri ne kulle brenda..o Pjeter Mustakuqi....kasketa.. Gjon Markagjoni...etj etj...ku sosen keta emra qe kane lene gjurme te thella ne histori, per punera " te mira" shume kuptohet