Mbi 2 mijë raste në muaj, ja llojet e virusit që qarkullojnë në Shkodër

22 Janar 2025, 16:05Sociale TEMA
Mbi 2 mijë raste në muaj, ja llojet e virusit që qarkullojnë

Virozat e stinës duket se kanë arritur kulmin në qytetin e Shkodrës, ku prej disa ditësh po shënohen shifra rekord të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, por pa shënuar rritje.

Shefja e epidemiologjisë në Shkodër ka dhënë një panoramë të situatës dhe grupmoshat më të prekura nga variantet dhe nënvariantet e virozave që qarkullojnë në vend. Sipas saj vetëm javën e fundit janë shënuar 500 raste të prekurish kryesisht fëmijë dhe të moshuar.

“Situata epidemiologjike në rrethin e Shkodrës paraqitet mjaft dinamike. Numri i rasteve të infektuar vazhdon të jetë prezent. Qytetarët i drejtohen qendra shëndetësore për të marrë shërbimin e duhur.

Kemi edhe raste me forma klinike serioze që u drejtohen spitaleve rajonale, dhe kryesisht ka edhe shtrime. Muajin e fundit janë mbi 2 mijë raste, ndërsa java e fundit mbi 500 raste.

Jemi në shifrat e vitit të kaluar raste që paraqiten kanë diagnozë më serioze krahasuar me vitet e kaluara. Janë të prekur të gjitha moshat por kryesisht fëmiëjt dhe moshat e thyera”.

Sipas shefes së epidemiologjisë, Dhurata Hysa, në rrethin e Shkodrës qarkullojnë të gjitha llojet e viruseve, shkruan A2 CNN. 

"Por nga kampionet që kemi marrë është identifikuar virusi i tipit A dhe nëntipi AH1”.

Ajo bëri apel për kujdes të shtuar në ushqim dhe higjienë si edhe të shmangen grumbullimet.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe tu shmangemi grumbullimeve dhe të kemi kujdes me higjienën dhe është mjat e rëndësishme ushqyerja sa më shumë lëngje  ushqimit, supëra, fruta dhe perime”.

2 Komente

  1. M
    MYRTO

    PO VIRUSI I TRAPIT QARKULLON ? BOLL ME LAJME PER VIRUSET SE NA BOTE ME VJELL

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpëtofsh pa gjë

      E ti Myrto nuk të ka zënë virusi A, këtë kishim ne që u sëmurën nga fëmija 3 vjeç deri tek gjysh 77 vjeç, një javë me temperatur 39-40, prandaj mos u mërzit lol se me radhë është. Ishalla nuk të zë!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje