Çmime më të lira, marka cilësore dhe origjinale, apo veshje ndryshe çfarë shiten në tregje apo dyqane, janë arsyet që vajzat e gratë kryesisht blejnë rroba të përdorura.
“Edhe më lirë, por edhe më cilësore janë të them të drejtën. Janë shumë cilësore, rezistojnë, i blejmë ndonjëherë kur na nevojiten”, u shpreh një kliente.
Por për tregtarët viti 2024 ka qenë më me tepër fluks, ndërsa ditët e para të 2025, për ata është bosh.
“Pse zgjedhin rrobat e përdorura, për cilësinë apo çmimin?
Për cilësinë më shumë. Cilësia është më e mirë. Çmimi gati njëllojë është me të rejat, por janë më cilësore.
Cilat mosha ju vijnë më shumë? Rinia, por edhe brezi i tretë, por rinia më shumë. Unë shes gjëra shtëpiake, peshqira çarcafe, perde, çfarë përmbajnë gjërat shtëpiake. Mallin e marrim jashtë”, u shpreh një tregtare.
"Zgjedhin rrobat e përdorura, se s’kanë ekonomi të marrin tek të rejat. Janë rrogat e vogla dhe pensionet e vogla dhe vijnë këtu tek të vjetrat. Kanë cilësi se janë origjinale, s’janë rroba tregu kineze”, theksoi tregtarja tjetër.
Duke bërë një krahasim me të dhënat e Instat, viti 2024 ka një rritje të ndjeshme përsa i përket veshjeve të përdorura.
Sipas të dhënave, në muajin dhjetor të vitit 2023 janë importuar rreth 350 milionë kg veshje të përdorura. Ndërsa, në dhjetorin e 2024, importi i kësaj kategorie ka shënuar një rritje rreth 450 milionë kilogramë.
I blejne turistat.
Ja sa t'ia gjejë anën Mania dhe këtyre, siç ia gjeti anën blerjeve online duke vënë taksën 20% përmes atyre që kërkojnë votën tonë e punojnë pastaj për interes të "njërit"
1 maune mban 20 ton=20.000 kg 50 maune=1 milion kg 450 milio kg=450x50=22 500 maune Mos ja veshni kot!
450 milione kg / 2,5 milione banore (nga 2,8 gjithsej) = 180 kg veshje ne vit per person.
Tregu i rrobave te perdorura eshte ne te gjith europen Shkoni ne Campania te italis dhe shihni te gjith tregjet shesin rroba te tilla Ato vertet jan te perdorura por jan cilesore dhe rrojn gjate Prandaj mos flisni sikur u be haraja ne shqiperi
Edhe ne Usa tregu i te oerdorurave eshte me disa dyqane per ne cdo qytet. Nuk eshte turp, rrobst jane te pastra dhe disinfektuara paraprakisht. Keshtu mbrohet edhe mjedisi. Bravo shqiptaret!
Popull i varfer.Kursejne paret per te frekuentuar lokale dhe rakine.Apo nuk ka hyre " derri dhe dosa " tani dhe ...kushtojne shume.
Nuk ka asgje te keqe te blesh, jo vetem rroba, por edhe kepuce te perdorura. Nese dikush blen diçka, e vesh dy-tre here, dhe pastaj pendohet per blerjen, do ishte çmenduri qe veshja te perfundonte e groposur nen nje mal me plehra. Ka plot njerez ne Gjermani dhe vendet nordike qe e bejne kete gje per te kursyer por edhe per te mos shperdoruar burimet e kufizuara te planetit. Natyrisht, nese je nje kokebosh, i mbushur me komplekse inferioriteti, edhe 100% i influencueshem nga marketingu, nuk do ta konsideroje kurre blerjen e diçkaje te perdorur sepse i gjithe vetebesimi yt varet nga bluza ose atletet qe vesh.
Te ardhurat e shqiptarve ne vit eshte e barabart me shpenzimin e nje perendimori qe ben per rroba gjate gjith vitit. Prandaj shqiptaret blen rroba te perdorura.
Edhe ketu ne USA shume veta frekuentojne keto lloj market me rroba me cmim te lire. Aty gjen edhe produkte te reja, te pa perdorura fare dhe me cilesi te mire.