Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!

7 Shtator 2025, 21:20Sociale TEMA
Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton

Zëvendës-ministrja e Arsimit, Orjana Osmani, ka garantuar mësuesit se nuk do të ketë shkarkime, pavarësisht se këtë vit do të ketë një numër më të vogël nxënësish në shkolla.

Komentet Osmani i bëri gjatë një interviste në emisionin ‘Terminal’ me gazetaren Aurora Sulçe në A2 CNN, ku tha se do të ketë shtim të disa programeve në shkolla, që do të bëjnë të mundur që mësuesit të vijojnë punën e tyre.

Ajo tha gjithashtu se këtë vit do të ketë organizime masive të shkollave, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies.

“Nuk mund të flasim për mbyllje të shkollave sesa të flasim për riorganizime. Riorganizime që bëhen në kuadër të përmirësimit të cilësisë në mësimdhënie. Dhe më duhet t’ju them se në këtë vit shkollor nuk kemi problematika me rënien e numrit të mësuesve, apo mësues që ngelen pa ngarkesa mësimore.

Pra nesër, më duhet të them se 31 mijë mësuesit që shërbejnë në arsimin tonë parauniversitar, patjetër që kanë marrë një detyrë të lartë për të shërbyer dhe për të dhënë më të mirën e tyre. Nuk do të ketë shkurtime të numrit të mësuesve, pavarësisht se do ketë më pak nxënës për t’ju shërbyer e mësuar. Ka një sërë programesh dhe politikash të Ministrisë së Arsimit, që po zbaton në shkollë për t’i siguruar këtyre mësuesve ngarkesën e duhur mësimore që ata të shërbejnë.

Siç mund të jetë përshembull ‘bëjmë detyrat e shtëpisë’, ku do të kemi një shtim të numrit të shkollave që do ta praktikojnë këtë gjë. Ose siç kemi programin ‘art dhe zeje’ që përsëri do të kemi një shtim të numrit të shkollave, që bën të mundur që këta mësues që për shkak të rënies së numrit të nxënësve mund të kishin probleme në ngarkesën mësimore, padyshim që këtë nuk e kanë”, tha mes të tjerash zv.ministrja e Arsimit, Orjana Osmani. (A2 Televizion)

4 Komente

  1. P
    Patriot

    Nqs bie numri I nxenesve detyrimisht ministria jote do te marre me pake para nga taksa paguasite. Qeveria nuk prodhon para por vetem nanaxhon ato. Per manaxhimin nuk po flasim sepse dihet ku ikin parate, ne xhapate e juaja. Te thuashe qe do te mbajme mesuesit kote ne pune eshte kulmi mashtrimit, ti jape lende qe nuk e kane haberin dmth te nxerreshe breze te paafte.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Murro

      Edhe qeshni, nuk iu vjen as turp.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pet.

        Paradoks,

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gaetano

          Duke pranuar te jem i sinqerte qe dhe ndonje gote e pime, po jo ne timon, dhe as ne biciklete, po si dash shehi ne kembe , xha sulo tha diku te filmi kapedani, po durohet mos pish duhan ketu,tek sa shikonte nje skene qe per te ishte e paberballueshme ate moment. Dhe puna ime, pjano nuk kam ti bie, keshtu ne tastieren e meros, diku shkruaj dhimbjen , diku gota shpreh budallikun tim duke ju pershtat kesaj shqiperie idiote, po me njerez drejtues shpirt zinj, qe dje dhe sot grabiten cdo vlere dhe prone, sot po gajasen me kembe permbi kembe tek sa thone, nxenesit me bangat bosh sna duhen, pasi neser ata nxenes qe do ishin, fermer e ndertues, doktor e mesues, ushtare e police e zjarfiksa, kesaj shqiperie me shoqeri lakuriqe ne vlera nuk i hyn ne pune, per me teper artificialja do mbizoteroj Po ketu dhe gota nuk te ze kur padrejtesia eshte aq e ndyre sic nuk ze gjilpera nje rrenje dhemballe te infektuar ne maksimum , kur femra ben abokaten e popullit duke trokitur gotat me shampanje me vampiret e popullit Kur kjo kembe per mbi kembe arsimin e dhene ne banga bosh se ka problem Ketu emergjenca uleret, ndaloni te krijoni kushte per ndihme te pensionisteve, qe ata qe kane ngelur te mos largohen, se i duhet te mbajne dhe prindrit dhe familjet e reja te tyre Dhe pa ndihme shtetrore kudo ne bote do ishte si te ne, po shteti cdokund te mbron sa do pak Realiteti i krahasuar pa takt por i vertet tek ne U fillua njekohesisht, por doktor Flori nuk i mbijetoj dallges se jetes mbi shqiperi, kush e gezon? Buri i Amit mamaqi me nje gisht mut,noizi e stressi, apo Besi qe jeta enderimtare e ktheu ne origjinal gjin Apo polici i gjate i portokallis, qe polic do ngelet gjithmone Ketu shteti mbron shtetaret dhe jo gomaret… une i pari gomar ne katror qe se kuptova kurre thenien e manjanit, mos e merr seriozisht kete vend

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje